Majko Pse jam kunder taksave per shtepine e dyte rendon emigrantet

Majko: Pse jam kunder taksave per shtepine e dyte, rendon emigrantet

Deputeti i  PS-së Pandeli Majko ka kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve  rritjen e taksës për shtëpitë e dyta në pronësi të një personi. Pasi është bërë protagonist në media për kundërshtinë e tij ndaj kësaj pike të Paketës Fiskale të qeverisë së majtë, Majko ka sqaruar publikisht edhe një herë pse është kundër kësaj takse. Në një postim në facebook ai shkruan se “debati u hap nga propozimi eshte qe te gjitha ndertesat e dyta, te treta etj, te taksohen dyfish. Kushdo e di qe ndertesat e banimit ne Shqiperi kane nje dallim midis atyre qe jane ndertuar para dhe pas vitit 1990-et. Arsyetimi i m eshte i  thjeshte dhe se “pasuria” e baneses varet nga metrat katrore qe ke ne pronesi dhe jo “numri” i  banesave qe zoteron. Ana tjeter e problemit eshte se taksimi per ndertesat ne “komuna” do te jete i  pergjysmuar me ato qe jane brenda vijes se verdhe (brenda ne qytet).

 

Kjo per Tiranen krijon nje “lapsus”…Me nje fjale, te gjitha vilat e ndertuara jashte vijes se verdhe te Tiranes bashki, do te paguajne me pak taksim per meter katror se sa pershembull shtepite e para viteve 90-et ne kryeqytet. Dyfishimi takses nuk eshte takse progresive por nje lloj takse e jashtezakonshme. Debati ka qene dhe mbetet konstruktiv per te gjetur nje zgjidhje me taksim te ndershem. Llogjika eshte njelloj, ne parim kush ka me shume duhet te paguaje detyrimet karshi shtetit dhe shoqerise. Jetojme ne kohe kur te jesh i  ”pasur” konsiderohet turp dhe kjo eshte pasoje e kultures se korrupsionit. Pavaresisht vlerave monetare qe diskutohen, ne pikepamje legale mendoj se diskutimi eshte i  vlefshem. Pyetja i me eshte e thjeshte: Po taksojme te pasurit apo suksesin ne shoqerine tone?”

Më tej ai sqaron se kjo taksë do të prekë kryesisht emigrantët. “Mijera emigrante e kane filluar “biznesin e pasurimit” me blerjen e shtepise per vete dhe femijet. Eshte nje tradite qe ben dallim tek shqiptaret dhe qe nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga te huajt. Blerja e shtepise eshte fillimi i  gjithshkaje per shqiptarin e thjeshte. Ne shume shtete te perendimit numri i  shtepive eshte tregues i  pasurimit por jo ende ne Shqiperi. Une njoh dhjetra njerez qe kane lene shtepine ne fshat dhe kane blere apo ndertuar nje shtepi ne Tirane apo Durres. A eshte kjo “shtepi e dyte” shenje e pasurimit apo nje nevoje jetike dhe normale per tu…taksuar dyfish?! Ne se ky debat behet per te ruajtur pasurite e padeklaruara te politikaneve atehere besoj se po djegim te “njomin” bashke me te “thatin”… Ju e dini qe per politiken gjithmone ka rrugedalje. Kjo e fundit i shte i roni. Sigurisht!”, përfundon sqarimin e tij Majko.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama