Xhudistja pejane që po korr suksese në arenën e sportit ndërkombëtar, Majlida Kelmendi, ka marrë çmimin “Evropiani i Vitit”, për promovim të Kosovës në Evropë.
Këtë çmim e ka ndarë zyre e BE-së në Kosovë.
Në garë për këtë çmim, transmeton kp, kanë qenë edhe zyra e Avokatit të Popullit, Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, kryetarja e Rrjetit Rinor në Kosovë, Krenare Gashi etj.