Nëse nuk mund të blesh një Audi A7, bli një Volkswagen Passat CC.
Kjo gjë bën që të kurseni gjysmën e parave dhe për më tepër hapësira brenda makinave është shumë e ngjashme.
Audi A7 - 60 mijë euro; Volkswagen Passat CC - 30 mijë euro
Nëse nuk mund të blesh një Land Rover Range Rover, bli një Jeep Grand Cherokee.
Bota e makinave 4x4 është dominuar vitet e fundit nga markat Land Rover dhe Jeep. Land Rover ofron luksin, por nga ana mekanike Jeep është i njëjtë.
Land Rover Range Rover - 110 mijë euro; Jeep Grand Cherokee - 60 mijë euro
Nëse nuk mund të blesh një Ferrari 458 Italia Spyder, bli një Lotus Elise SC.
Nuk mund të krahasohet shpejtësia e një Ferrari me një Lotus, por nëse doni të kënaqeni në timon dhe jo të fitoni gara duhet të zgjidhni Lotus-in duke kursyer edhe para dhe jo pak, por rreth 200 mijë euro.