Makina me e shtrenjte loder kushton 4.5 milione euro?

Makina me e shtrenjte loder kushton 4.5 milione euro?
Mjeshtri gjerman i modeleve të makinave lodra, Robert Gülpen ka krijuar makinën më të shtrenjtë lodër, e cila kushton 12 herë më shumë se sa versioni real i kësaj makine. Gülpen ka shpenzuar 500 orë për rikrijimin e modelit të makinës, Lamborghini Aventador në fibër karboni, të cilën më pas e ka zbukuruar me platinë, ari dhe gurë të çmuar. Më pas, këtij modeli i janë shtuar edhe diamante në timon, interier të makinës dhe pjesë tjera, për ta bërë atë edhe më të shtrenjtë.

Lamborghini Aventador është planifikuar të nxirret në ankand në dhjetor të këtij viti, nga Sotheby, me një çmim fillestar prej 3.5 milionë eurosh. Ose, ata që nuk duan ta blejnë këtë “prototip”, mund të blejnë 12 Lamborghini Aventador të vërtetë me një çmim prej 303.450 për copë. Por në qoftë se ata që nuk duan ta presin fillimin e ankandit, mund ta posedojnë atë menjëherë nëse fillimisht paguajnë 4.5 milionë euro.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama