Dy persona që lëviznin me biçikleta në respekt të “Ditës pa makina” janë përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë Bankës së Shqipërisë.
Mësohet se makina ka shkelur rregullin që i ndalon automjetet të lëvizin sot brenda "unazës së vogël"
Fatmirësisht të lënduarit nuk kanë probleme të rënda, ndërsa identiteti i drejtuesit të mjetit ende nuk bëhet i ditur.