Makinat 40 per qind te pasiguruara

Makinat, 40 per qind te pasiguruara

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nxjerr statistikat sipas rretheve. Gjithsej janë 291 mijë automjete.

Harta e siguracioneve, Tirana numrin më të madh, Kukësi më pak.

Gati 40 për qind e mjeteve në vend janë të pasiguruara. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, sipas gjeografisë në vend, tregojnë edhe situatën problematike. Në publikimin e AMF-së rezulton që në gjithë vendin numri i makinave që kanë bërë një siguracion motorik të thjeshtë MTPL është 299 332. Kjo shifër, nëse e krahasojmë me shifrën e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në vend, që vlerëson se në vend qarkullojnë jo më pak se 450 mijë mjete, na nxjerr në përfundimin që makinat e pasiguruara e kalojnë numrin 100 mijë.

STATISTIKAT


Tirana është edhe qyteti ku qarkullojnë më shumë mjete dhe detyrimisht edhe numri i kontratave të lidhura nga qytetarët për një siguracion të thjeshtë makine është më i lartë. Kështu, statistikat e AMF tregojnë se në vitin 2012 u siguruan gjithsej 123 159 mjete vetëm në prefekturën e Tiranës. Ndërsa qyteti i dytë me më shumë kontrata për MTPLnë është Durrësi, me më shumë se 35 mijë. Treguesit e AMF-së pasqyrojnë një tendencë të qartë. Sa më larg prefekturat nga kryeqyteti, aq më pak figuracione ka. Kjo në fakt lidhet me dy fenomene. E para sepse numri i mjeteve në qarkullim është më i limituar dhe e dyta pasi kontrolli i institucioneve për rregullsinë e zbatimit të procedurave është më pak evident.

SIGURACIONI


Kompanitë e sigurimit e kanë ngritur shpesh problemin e parkut të mjeteve të pasiguruara që qarkullon në vend dhe sipas tyre, ato janë edhe shkaku kryesor i aksidenteve dhe shkaktarët kryesorë të dëmit financiar që duhet të paguhet. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka ngritur gjithashtu këtë problem duke vlerësuar se bashkëpunimi me institucione të tjera është i nevojshëm për të kthyer në “shina” problemin e makinave të pasiguruara që janë vetëm burim problemesh. Pak ditë më parë, kryetarja e AMF-së Enkeleda Shehi, në një takim me drejtorët e kompanive të sigurimit, diskutoi pikërisht për fondin e sigurimit dhe problemin që shkaktojnë mjetet e pasiguruara për gjithë sistemin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama