Makinat me qera nuk jane me luks por zgjedhje

Makinat me qera, nuk jane me luks por zgjedhje
Gjëja e parë që mendojmë pasi na prishet makina apo na nevojitet një e tillë, është ku të gjejmë një tjetër për të përfunduar punën që kemi në dorë. Makina e të afërmve apo miqve është një zgjidhje, por kjo s’mund të bëhet gjithnjë dhe në ndihmë na vijnë makinat me qera. Ashtu si edhe shërbime të tjera të ngjashme, qeradhënie e makinave ka njohur një hov të madh gjatë viteve të fundit duke bërë që të rritet edhe numri i kompanive që e ofrojnë këtë shërbim.

Në vend ekzikstojnë disa kompania të mirënjohura që janë ekskluzivisht për shërbimin e makinave me qera, por ka edhe agjenci të vogla me numër të kufizuar mjetesh që japin të nëjtin shërbim. Janë kryesisht agjencitë e udhëtimeve të cilat shërbimit të tyre i janë shtuar edhe atë të ofrimit të makinave me qera. Këto të fundit kanë çmime disi më të lira por gjithashtu ofrojnë një numër të kufizuar autoveturash dhe më të amortizuara se kompanitë që janë të specializuara në këtë drejtim.

Makinë me qera mund të marresh edhe pa ditur t’i japësh. Kompanitë ofrojnë shërbimin e shoferëve të tyre me ose pa pagesë ekstra sipas kushteve që ka secila prej tyre. Makina jepet për një afat kohor 24 ore dhe llogaritet si një ditë. Në rastet kur kemi të bëjmë me mos kthim të makinës në orën e kërkuar, kompanitë aplikojnë pagesë ekstra. Zakonisht ora e parë vonesë tolerohet, ndërsa më pas fillon aplikimi i çmimit sipas kushteve që kanë kompanitë, por zakonisht aplikimi i penalitetit bëhet me përqindje mbi çmimin ditor.

Por si variojnë çmimet ditore te makinave me qera?

Çmimi është treguesi kryesor në të cilin përqendrohen qeramarrësit. Sa më e gjatë periudha e qeramarrjes aq më e lirë është çmimi ditor i qerasë. Kështu përshembull, nëse një makinë e vogël kushton 35 euro për një ditë, atë mund ta marresh me çmim deri në 45 për qind më lirë nëse bëhet fjalë për një muaj. Zakonisht është madhësia e makinës që bën diferencën kryesore në çmim por këtu nuk duhen anashkaluar edhe gjendja fizike e saj. Një makinë e amortizuar është gjithnjë një rrezik më shumë për t’iu prishur udhëtimin.

Në varësi të markës dhe stilit, çmimi i makinave me qera varion. Makinat kategorizohen në disa grupe dhe çmimet vendosen kresisht bazuar mbi ato të dhëna. Grupi i parë janë makinat ekonomike, të cilat janë kresisht makina të vigla dhe ofrohen për një çmim më të leverdisshëm se makinat e mëdha. Makinat e mesme që kanë çmime pak më të larta si dhe ato të mëdha apo të luksit që ofrohen me çmime më të lartya krahasuar me të tjera.

Nisur nga këto tregues por edhe kërkesat e tij, secili duhet të gjejë balancën e tij midis një makinë të madhe, më të sigurtë në raste aksidentesh, që konsumon shumë dhe një çmimi më të shtrenjtë, apo një makine të vogël që konsumon pak por edhe transporton pak, që ofron udhëtim më pak komod dhë një çmimi më të lirë.

Si funksionon marrja e një makine me qera?

Arbër Haxhiu, administrator i “Noshi Rent a Car”

Arbri është administrator i kompanisë “Noshi Rent a Car”, e cila ofron gjerësisht shërbimin e makinave me qera në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën, ai shpjegon se si funksionon tregu dhe ato çfarë duhet të ketë parasysh një qytetar kur shkon për të marrë me qera një automjet..

Si mund të marrim një makinë me qera?

Për të marrë një automjet me qera çdo klient duhet të paraqesë: Patentë; pasaportë ose kartë identiteti; pagesën e qerasë, e cila është paradhënie, me lek në dorë ose me kartë; një garanci që fillon nga nga 200 euro edhe kjo CASH ose me kartë bankare. Garancia normalisht kthehet kur kthehet automjeti i marre me iera.

Meqe ra fjala tek kartat, është më karta e kreditit kusht për të marrë një makinë me qera?

Tek “NOSHI Rent A Car”, jo. Ne pranojmë pagesat dhe depozitat e garancisë edhe në Cash.

Prej sa vitesh ofrohet ky sherbim në Shqipëri ?

Makinat me qera kanë ekzistuar në Shqipëri që në vitin 2 000 me kompaninë “Hertz” si nismëtare e këtij tregu.

Sa kushton mesatarisht për një ditë një makinë?

Makinat e vogla fillojnë tek 35 euro/dita ose rreth 5,000 lekë/dita. Veturat e mesme dhe të mëdha fillojnë tek 50 euro/dita ose rreth 7,000 lekë/dita. Ndërkohë, fuoristradat 4×4 dhe monovolumet 7 pasagjerë fillojnë tek 70 euro/dita ose rreth 10,000 lekë/dita. Normalisht sa më e gjatë është qeraja e automjetit, aq më i lirë bëhet çmimi ditor. E njëjta makinë e vogël që jepet 35 euro për 1 ditë, kushton rreth 18 – 20 euro/dita nëse merret për një 1 muaj.

Në lidhje me këtë, çfarë e bën diferencën tek përcaktimi i çmimit të qerasë tek makinat?

Çmimi i qerasë përcaktohet nga shumë elementë, nga të cilët kryesori është çmimi i blerjes së automjetit të dhënë me qera. Sa më i lire automjeti, aq më e lirë qeraja e tij.

Gjithashtu, çmimi i qerasë përfshin amortizimin e automjetit, kilometrat e përshkuara, siguracionin e plotë (TPL dhe Kasko), taksat vjetore të automjetit, lejen ndërkombëtare, shërbimet periodike të automjetit, asistencën 24 orë të klientit, si dhe TVSH-në.

Pse duhet të marrim një makinë me qera dhe jo të gjejmë një formë tjetër transporti?

Opsionet e transportit që çdo qytetar në ditët e sotme janë: Transporti urban dhe ekstraurban (Autobusë dhe Furgonë); makinat me qera; taksi; makinë personale. Normalisht, makina personale është opsioni më optimal, por në mungesë të saj, çdo qytetar duhet të zgjedhë nga 3 opsionet e para.

Nëse 5 shokë/shoqe duan të shkojnë në Sarandë për fundjavë dhe zgjedhin mes opsioneve të mësipërme ata do te arsyetonin: Taksia kushton rreth 30,000 lekë vajtje-ardhje për 5 persona (3,000 lekë personi/rrugë) ; makina me qera kushton rreth 10,000 lekë për 2 ditë; autobusi kushton rreth 10,000 lekë vajtje-ardhje për 5 persona (1,000 lekë personi/rrugë). Sigurisht që makina me qera është opsioni më i volitshëm duke ditur se për të njëjtën kosto si autobuzi këta 5 persona do e kryenin më shpejtë dhe më komfort udhetimin për në Sarandë. Gjithashtu makina me qera është opsioni që i afrohet më shumë makinës personale që të gjithë dëshirojnë duke ditur se për kohën e qerasë ajo makinë është e klientit.

Çfarë duhet te kete parasysh nje qytetar kur mer një makinë me qera?

Çdo qytetar duhet të plotesoje kushtet e dokumentacionit dhe pageses që thamë më lartë. Automjeti duhet të përdoret nga klientët sikur të ishte i tyri. Çdo klient duhet të respektojë rregullat e trafikut kudo që ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë. Në rast aksidenti duhet lajmëruar menjëherë policia.

Po nëse ndodh aksidenti, kush e paguan dëmin, ka penalizime financiare qeramarrësi (përveç atyre administrative)?

Në raste aksidenti aplikohen direkt rregullat e kompanisë së sigurimit të automjeteve, të cilat u shpjegohen qartësisht klienteve në momentin që marrin automjetin. Siç thashë, fillimisht duhet lajmëruar policia dhe duhet marrë raport me ngjarjen e ndodhur. Nëse, sipas raportit të policisë, klienti nuk është fajtor, ai nuk paguan për dëmet. Nëse, sipas raportit të policisë, klienti është fajtor, ai paguan 10 % të vlerës së dëmit.

Kartat e kreditit nuk janë më kusht

Kushti themelor për qeramarrjen e një makine ka qenë pasja e një karte krediti. Nisur edhe nga zhvillimet e tregut, kompanitë i shihnin ato si një siguri më tepër në rast të dëmtimit të makinës nga ana e qeramarrësit si dhe një standard se klienti ka mundësi financiare për të shlyer detyrimet. Duke qenë se jo të gjithë kanë karta krediti, marrja e një makine me qera nuk ishte e mundur për një numër të madh qytetarësh. Tashmë gjërat kanë ndryshuar, gjithkush që ka nevojë për një makinë me qera mund ta marrë atë edhe duke mos pasur një kartë krediti. Zakonisht kompanitë mbajnë një shumë parash në formë garancie nëse mungon karta e kreditit. Shuma fillon nga 200 euro dhe varion më pas sipas llojit të makinës së marrë me qera. Depozita e garancisë në CASH duhet të shoqërohet edhe nga pasaporta e qeramarrësit. Krahas kësaj, si garanci mund të përdoret edhe karta e debitit, e cila është shumë më e përhapur se karta e debitit. Aktualisht në Shqipëri qarkullojnë rreth 682 mijë karta debiti dhe rreth 30 mijë karta krediti.

Këshilla

Merr një makinë me madhësi sipas nevojave. Nëse ke për të udhëtuar me familjen nuk të bën punë një makinë e vogël

Kontrollo nëse makina ka dëmtime si dhe funksionalitetin e xhamave, kondicionerit, pasqyrave, CD, radio, fshirëset e xhamave, etj. (Këtë e bëjnë edhe punonjësit e kompanisë por nuk është i tepërt edhe kontrolli juaj)

Interesohu se kush i paguan demet në rast aksidenti. (Shumica e makinave kanë siguracion kasko por kjo sdo të thotë të jesh i pakujdesshëm)

Nëse po udhëton jashtë shtetit interesohu që kompania ka degë në vendin ku do udhëtosh. Mos u nis pa marrë me vete numrat e kontaktit, nqs do dalë nevoja për servis jashtë.

Nëse po nisesh për në vende me rrezik bore, kontrollo gomat dhe zinxhirët që të përputhen. Në shumicën e rasteve nuk i kanë kontrolluar më parë.

Kontrollo nivelin e karburantit dhe sigurohu që ta dorëzosh në nivelin që e more. Kompania nuk jua kthen pjesën e mbetur në serbator. Nëse është më pak, do të paguani karburantin me një çmim disi më të shtrenjtë se tregu

Dorëzojë makinën në kohë, kompania toleron një orë apo pak më tepër por smund tju presë për gjysmë dite dhe orët shtesë mbi kohën e qerasë paguhen ekstra

Mëso përdorimin e rregullimit të ndenjëseve, ndezjes së dritave, kasetofonit, apo gjëra të ngjashme, të cilat në pamje të parë duken të parendësishme por ndikojnë në një udhëtim sa më të rehatshëm

Kujdesuni që të mos harroni gjera personale apo mjete të tjera të ngjashme në makinë para se ta dorëzoni. Rënia në duart e dikujt tjetër të një USB-jë me fotografi të bëra gjatë udhëtimi përshembull, nuk është një gjë e pëlqyeshme

Lexoni me kujdes kushtet, aty mund të ketë pika të cilat nëse nuk i vëreni mund t’iu kushtojnë më shumë para në fund

Për dijeni

Ku mund të gjesh makina me qera?

Krahas shkuarjes në pikat e kompanive një “derë” tjetër ku mund të trokasësh është interneti. Një kërkim me togfjalëshin “makina me qera” në google të zgjidh shumë punë

Si merret makina me qera

ParaqitEn dokumentet (Pasaportë / Karte ID dhe Patentë)

Bëhet Pagesa (Cash ose Kartë Krediti / Debiti)

Lihet depozitë garancie (Cash ose Karte Krediti / Debiti)

Qeraja përfshin

Përdorimin e makinës (Shqipëri dhe jashtë)

Siguracion të plotë (TPL dhe Kasko)

Qeraja nuk përfshin

Karburantin

Gjobat

Kartonin jeshil

 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama