Makinat me te mira te vitit 2008

Makinat më të mira të vitit 2008
Tesla Roadster Çmimi minimal: 92,000 $ Ndoshta këtë vit është makina më e diskutuar dhe ka treguar se makinat elektrike nuk janë vetëm eksperimente shkence, por në fakt janë po aq të bukura dhe të rehatshme sa makinat me benzinë. Roadster është shitur e gjitha dhe modeli i ri del kete vit. Acura RL sedan Çmimi minimal: 45, 780$ Acura sedan është modeli i vetëm i vitit 2006 i cili ka pesë yje përsa i përket sigurisë të marra nga departamenti i Transportit ndërkombëtar. Kjo makinë ka mbrojtjen më të mirë për përplasjen ballore dhe sistemin më të mirë të alarmit për shmangien e aksidenteve.



SSC Ultimate Aero TT coupe
Çmimi bazë: 525,000 $
Makinë e ndërtuar në Washington. Ka një fuqi shumë të madhe dhe arrin shpejtësi maksimale. Modeli i fundit ka turbo dyfishe, 6.3 litër, 1180 kuaj fuqi, motor V-8.

Rolls-Royce Phantom sedans
Çmimi minimal: 213,000 $
Kjo makinë nuk ka konkurrentë. Sediljet janë nga më të rehatshmet dhe më të mirat e të gjitha makinave në treg.

Cadillac Escalude SUV
Çmimi minimal: 55,400 $
Makina me e mirë në Amerikë. Shitjet e këtyre makinave kanë filluar të bien për shkak të çmimit të lartë të gazit, por ajo që i bën të veçantë është përshkallëzimi i shpejtësisë.

Mercedes-Benz R-Class
Çmimi bazë: 43,775$
Modeli R-clas i Mercedezit ëhtë një makinë sportive, e besueshme e vetme në llojin e vet. Toyota dhe Honda bëjnë makina luksoze tip fugoni, ndërkohë që asnjë marrë tjetër nuk ua arrijnë atyre.

Cadillac Escalade EXT
Çmimi minimal: 54,875$
Fokusi i kësaj makine është tek luksi më shumë se sa tek performanca. Është një makinë fantastike por jo praktike.

Mercedes-Benz E63 AMG
Çmimi minimal: 86,175$
Asnjë makinë tjetër e madhe nuk ka mundur të kombinojë më mirë luksin, performancën dhe prakticitetin. Këtë vit modeli E-Class AMG ka avancuar. Modeli i ri konsumon 6.3 litër, 507 kuaj fuqi, motor V-8.

Sexiest Hybrid: Lexus GS Hybrid sedan
Çmimi bazë: 54,900$
Një makinë hibride e lëmur, e shpejtë e përshtatshme si për femrat dhe për meshkujt.


Porsche 911 Turbo
Çmimi bazë: $123,000
Është makina e kombinuar më mirë s’bëhet. Një makinë që të bën të ndihesh mirë.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama