Makinat qe te bejne te enderrosh

Makinat qe te bejne te enderrosh
Kush nuk do të dëshironte të drejtonte makinën më të shtrenjtë në botë të vitit të fundit? Meshkuj e femra, që të gjithë e kanë një dëshirë të tillë, por për shumicën absolute kjo mbetet veçse një ëndërr që e bëjnë realitet vetëm njerëzit më të pasur, pasi këto makina kushtojnë vërtet shumë. Çmimi i tyre i lartë vjen për shkak të materialeve të shtrenjta që përdoren për prodhimin e tyre.

Koenigsegg Trevia, çmimi 2.21 milion dollarë

Eshtë kjo makina që kryeson klasifikimin e më të shtrenjtave në botë, Koenigsegg CCXR, me një telajo të përbërë nga një tip i ri karboni dhe quhet “trevia” që do të thotë “tre të bardhat”, për më tepër ka një shkëlqim prej diamante. Nuk bëhet fjalë vetëm për ngjyrën. Vetë boja e kësaj makine është e përbërë nga copëza diamantesh. Një gjë e tillë është në të gjithë telajon e jashtme apo kabinën e makinës. Kabina është e përbërë nga një shtresë dopio karboni, gjithçka e ndërtuar në qendrën e kësaj kompanie në Angelholm të Suedisë. Në total janë prodhuar vetëm tre makina si këto pasi janë me porosi, por duke qenë me një çmim kaq të lartë e kaq e rrallë si makinë, sigurisht edhe numri i shitjeve është i kufizuar. Ndërkohë që nuk mungojnë sisteme nga më të çuditshmet të kësaj makine, si bishti i kontrolluar elektronik, sistem amortizatorësh krejtësisht elektronik, disqet e frenave prej qeramike, kontroll elektronik për cdo pjesë e që sinjalizohen nga kompjuteri i bordit, sistem monitorimi për gomat dhe padyshim air-bag-ët.

Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport, çmimi 2 milion dollarë

E prodhuar tashmë nga grupi gjerman Ëolksëagen, ka zgjedhur të ketë fuqinë dhe shpejtësinë si pikën e saj më të fortë, pasi Bugatti Veyron është makina e vetme në botë me 1001 kuaj fuqi që prodhohen nga një motor me 16 cilindra (pistona). Sa i përket pjesës së brendshme të kësaj makine, ajo nuk është shumë e pasuruar apo e ndërlikuar, pasi synimi i kësaj kompanie në prodhimin e këtij prototipi është tejkalimi i shpejtësisë prej 380 km/h. Megjithatë Bugatti-t Veyron nuk është pa një monitor kompjuteri bordi, dhe madje ky monitor është 15 cm. Dhe ajo që është më e çuditshmja është se ky monitor është edhe pasqyra e brendshme e kësaj makine, ku shoferi sheh gjithçka sa i përket sistemeve të ndryshme elektronike.

Pagani Zonda Cinque, çmimi 1.8 milion dollarë

Ka pak kohë që është prodhuar edhe menjëherë ka dalë në shitje. Gjithçka është ndryshe nga paraardhëset e saj në këtë egzemplar. Pjesët e brendshme janë të mrekullueshme ndërkohë që pjesa e jashtme është e përbërë nga fribra karboni dhe titan. Kjo makinë përdor një motor Mercedes AMG V12 dhe i mjaftojnë 3.4 sekonda për të arritur shpejtësinë 100 km/h. Shpejtësia maksimale është 350 km/h. Për të arritur shpejtësi të mëdha kjo makinë ndihmohet edhe nga pesha e lehtë e përbërësve të saj që janë titani dhe magnezi, por strategjia e prodhuesve është e njëjtë me atë të prodhuesve të Bugattit, shpejtësia.

Lamborgini Reventon, çmimi 1.56 milion dollarë

Imazhi i kësaj makine është kopjuar nga një model jahti. Motori është V12 i cili prodhon 650 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 320 km/h dhe i mjaftojnë 3.4 sekonda për të arritur shpejtësinë 100 km/h. Kjo është një makinë me peshë të lehtë, gjithashtu me strukturë prej fibrash karboni. Ajo gjithashtu ka gjithcka që mund të prisni nga një supermakinë italiane sportive.

10 Qytetet më me trafik në botë:

Prodhuesi i sistemit të navigimit TomTom , ka ndërmarrë një nisëm për të treguar qytet më me trafik në botë , dhe shohim se Brukseli kryqyteti i Belgjikës dhe i BE-së, zë vëndin e parë . Ndiqet nga Varshava, kryeqyteti i Polonisë dhe me pas nga Londra.

Bruksel, Belgjikë 38,9%
Varshavë, Poloni 38,1%
Londër, Angli 34,5% e rrugëve të bllokuara
Wroclaw Poloni, 33,1% e rrugëve të bllokuara
Tuluz , Francë , 33,0% e rrugëve të bllokuara
Lion, Francë 32,6% e rrugëve të bllokuara
Edinburg, Skoci 31,7% e rrugëve të bllokuara
Marsejë, Francë  30,4% e rrugëve të bllokuara
Paris, Francë 29,9% e rrugëve të bllokuara
Manchester, Angli 29,5% e rrugëve të bllokuara


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama