Malajzia mrekullia aziatike

Malajzia mrekullia aziatike
Toka e Sandokanit, tigrit te Malajzise. Natyre ekzotike, xhungel, flore dhe faune te pasur. Gjithçka qe mund te kerkosh, aty e gjen pa frike. Ketu qytetet nuk kane asgje perse t’i kene zili metropolet e medha te Perendimit. Malajzia eshte nje nga anetaret me te forta mes dhjete te tillave qe bejne pjese ne Shoqaten e vendeve te juglindjes aziatike. Nga ana tjeter, “Lonely Planet”, guida e famshme e udhetimeve ne permbledhjen e peste vjetore, e vendosi Malajzine ne dhjeteshen e vendeve qe do te preferohen me shume nga turistet per vitin 2010.

Aty Malajzia pershkruhet si vendi me njemije e nje destinacione per t’u vizituar dhe me eksperienca te paharrueshme qe jo te gjithe e kane rastin t’i vizitojne ne jete. Diversiteti: kjo eshte fjala e vetme me te cilen mund te pershkruhet ky vend i mrekullueshem. Nga kaotikja dhe modernia, ne Kuala Lumpur, me peizazhin thuajse mistik te Burneut me malet e larta, plazhet ku mund te çlodhesh dhe barrierat koralore ku te lejohet te besh zhytje te paharrueshme apo qendrat e shumta tregtare, gjen gjithçka nga shpirti malajzian. E sikur te mos mjaftonte ky varietet i pabesueshem gjeografik, takimi me njerezit vendas do t’u binde akoma se Malajzia eshte zgjedhja e duhur qe keni bere.

Perveçse jane te dashur dhe mikprites, ata jane edhe kuzhiniere shume te zote, ku orizi vendas shoqeruar me salce pikante eshte nje nga pjatat e preferuara te mijera turisteve qe vizitojne vendin çdo vit. Plazhet me rere te bardhe dhe ishujt perrallore jane ilaçi me i mire per ata qe kane kaluar nje vit plot lodhje dhe stres. Klima e vendit ben qe ta shfrytezosh detin pergjate gjithe vitit. Vetem bregu lindor i saj, nga fundi i nentorit ne fillim te shkurtit, perfshihet nga monsunet. Por, deshmia me e mire e kesaj rritjeje eshte kryeqyteti i saj, Kuala Lumpur, qe tregon hapat gjigande te vendit drejt nje te ardhmeje te ndritur.

eshte ai qyteti qe ka ne gjirin e tij hotele me 5 yje, butike stilistesh te famshem, restorante, lokale nate. Jeta duket se nuk ndalet kurre: diten me te nxehtin ekuatorial dhe mbremjeve kur mijera drita ndriçojne çdo cep te qytetit. Kuala Lumpur konsiderohet si nje qytet i sigurt dhe pavaresisht nje zhvillimi ekonomik domethenes, vendi ka ditur te ruaje pasurine e tij kulturore, duke fituar nje stabilitet te madh ekonomik, politik dhe social.

Duket sikur ne Kuala Lumpur te gjithe njerezit veprojne njelloj. Shumica prej tyre gjate dites i lene takimet ne “Sultan longue” apo te “Skybar” te “Traders hotel”, lokali me pishine mbi çati. Pas darke, shihen ne “Lecka Lecka”, ne qendren “Bukit Bintang” per te tymosur nargjile, ose ne pallatin “National Press Club” per ndonje birre shoqeruar edhe me ndonje loje bilardo, ku zakonisht te rinjte diskutojne per probleme te rendesishme, mes te cilave edhe liria e kufizuar e shtypit. Ne vend ka shume myslimane. Sipas te dhenave, perqindja e tyre ne Malajzi eshte 65 per qind, ndersa ne Kuala Lumpur akoma me e ulet.

Ne fakt, qe nga mesi i viteve ‘80, Kuala ishte nje qytet kinez, i populluar nga pasardhesit e atyre qe kishin ardhur nje shekull me pare, bashke me mijera indiane, kur Malajzia ishte koloni britanike, per te punuar ne plantacionet e kauçukut. Popullsia autoktone e konvertuar ne myslimane nga tregtaret arabe, preferonin te kultivonin orizin. Nen qeverisjen angleze, vendi kishte gjetur nje ekuiliber: kinezet kontrollonin ekonomine, malajet politiken. Pas pavaresise, ne vitin 1957, diferencat ekonomike filluan te ndiheshin dhe ne vitin 1969. Malajet nisen nje revolte etnike. U krijua keshtu “National Economic Policy” (NEP), qe u garantonte atyre nje trajtim te favorizuar per studim dhe punesim. “Diçka e tille nuk mund te ndodhe me. Ata e kuptuan rendesine e kinezeve.

Kriza globale ketu po shihet si nje mundesi”, shton me tej Irene. Programi i Kryeministrit te ri, Najib Razak, i jep te drejte. Sapo eshte deklaruar se qeveria do ta modifikoje NEP-in. Si shkembim ka propozuar “New Economic Model”, per te rritur sektorin e sherbimeve dhe per te vendosur “nje ekonomi te bazuar mbi njohjen”. Edhe per Lin Wei-Ling, kriza eshte nje mundesi e mire. “Pasiguria eshte pozitive, te jep energji”, thote kjo zonje simpatike, nje artiste e njohur ne Kuala. Galeria e saj me emrin “Wei-Lang Gallery” gjendet ne nje pallat te vogel te lagjes indiane. Veprat e ekspozuara perfaqesojne tendencat e artit malajzian.

Qyteti eshte tmerresisht shume i dhene pas artit. Nje nder simbolet e tij jane edhe “Petronas towers”, kullat binjake me lartesi 452 metra. Te programuara nga argjentinasi Cesar Pelli dhe te perfunduara ne vitin 1998, jane bere simbol i progresit ekonomik kombetar. Deri ne vitin 2005 mbanin me krenari edhe rekordin e ndertesave me te larta ne bote. Ato quhen Menara 1 dhe 2 dhe lidhen midis tyre ne katin e 41-te dhe 42-te nga nje ure qiellore. Ne kembe te tyre gjendet nje qender e madhe tregtare. Nje tjeter simbol, me pak evident, por me me shume domethenie, gjendet ne 25 kilometra me ne jug. eshte Putraya, kryeqyteti i ri administrativ. Nje qytet model, i ndertuar per t‘u bere qendra e pare qeverisese elektronike.

Nje qender superteknologjike dhe ultra-ekologjike, me 70 per qind hapesire jeshile dhe uje. Pjesa tjeter eshte e mbushur me ndertesa ne stilin modern arab, fakt qe ka hasur ne kritikat e minoriteteve. “Mund te duket nje qytet i Gjirit Persik, por eshte çmimi per t‘u paguar nese duam te jemi ne qender te finances islamike”. Hapesira tjeter publike e Kuala Lumpurit ndjek modelin e Singaporit apo Tokios. Monumentet arkitektonike perfaqesohen shpesh nga hotele te medha apo qendra tregtare.

E fundit nga keto vepra eshte “Pavilion”, nje qender tregtare e shnderruar ne nje qender luksi planetare, e populluar nga kineze te veshura me fustane mendafshi, gra indiane me sari, malaje, ose arabe te mbuluara me xhihab. Nuk mungojne as ato qe vertiten neper dyqanet shik, “Gucci” apo “Prada”. Nje tjeter veper mbreselenese eshte edhe “Feast village”, nje “fshat” i perbere nga 13 restorante me kuzhina te ndryshme, te ndertuara nga dizajnuesi japonez, Yuhkuchi Kawai, ne brendesi te hotelit “Marriot”. Lokali, i ndertuar me 9999 shishe, eshte nje restorant arab, ku nuk sherbehen pije alkoolike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama