Xhevahir Sukaj mund të zhvendoset në Malajzi. Sulmuesi i Partizanit ka marrë një ofertë të majmë nga Jahor Darul Tazim në kampionatin malajzian dhe ka filluar bisedimet për t'iu bashkuar kësaj skuadre.
Klubi është gati t'i paguajë sulmuesit 500 mijë dollarë në sezon, ndërsa 150 mijë dollarë do të jenë paradhënie që në momentin e firmës.
Përballë një oferte të tillë, duket e pamundur që ai të qëndrojë te Partizani, edhe pse drejtuesit e kuq po bëjnë të pamundurën që ta bindin të rrijë edhe një tjetër sezon në kryeqytet.