Cdo vit nga kjo semundje preken rreth 300 milione njerez, 1 milione prej te cileve nuk arrijne te mbijetojne, shumica e te cileve femije. Per te arritur ne kete sukses shkencor jane dashur plot 30 vjet pune. Shkencetaret arriten te bejne qe sistemi imunitar te krijoje antitrupa qe godet mikrobin dhe e shkaterron brenda pak minutash.
Meriten me te madhe per kete arritje e ka 65 vjecari Joe Cohen, ish kerkues ne New York University, tashme drejtues i kerkimeve per vaksinat kunder semundjeve si turbekulozi e AIDS. “Kemi punuar me Walter Reed Army Institute of Research per kete vaksine qe ne fillim te viteve ’80 duke shpenzuar me shume se 300 milione dollare”, sqaron Cohen.