Mallkimet me te famshme ne histori

Mallkimet më të famshme në histori
Historia është e mbushur me mallkime që kanë shkaktuar tragjedi e fatkeqësi të shumta. Këto mallkime normalisht i atribuohen fatit të keq, por shumë prej tyre janë mjaft të çuditshme dhe tërheqin vëmendjen në një mënyrë të pashmangshme. I tillë është mallkimi që ka prekur familjen Kennedy, atë Hemingway, mallkimi i Supermenit etj.

"Mallkimi" Kenedi

Një ndër mallkimet më të njohur është ai që ka prekur familjen Kennedy. Jo aq për influencën e dikurshme politike në vend, sesa për fatkeqësitë që e kanë pllakosur atë duke e reduktuar atë në një grusht pasardhësish të mbijetuar, që tashmë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Një familje e shquar politike irlandezo-amerikane, ajo kishte marrë parashikime se do të kthehej në një prej dinastive më të fuqishme të vendit. Në fillim të viteve 1960, analistët e cilësuan presidencën e John F. Kennedy si të parin e një dinastie në Shtëpinë e Bardhë. Por pas vrasjes së Presidentit dhe pas vrasjes së vëllait të tij, Robert Kennedy, pesë vite më vonë, në vitin 1968, kjo ide do të venitej nga mendja e publikut. Historia e gjatë e tragjedisë në familjen Kennedy nuk shënon vetëm këto dy vdekje të parakohshme. Vëllai i tyre i madh, Joseph, ishte vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që motra e tyre, Cathelyn, kishte humbur jetën në një aksident ajror. Në vitet '80 dhe '90 dy prej fëmijëve të Robert Kennedy dhe djali i vetëm i John F. Kennedy u ndanë nga jeta në moshë shumë të re në aksidente të ndryshme. Pas gjithë këtyre fatkeqësive, ish-"Zonja e Parë" Jackie Kennedy, nuk u nda as ajo në mënyrë natyrale nga jeta, por vdiq nga kanceri.

Mallkimet e famshme

Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” është një emër popullor për një grup muzikantësh rrok dhe xhaz me influencë, të cilët u ndanë nga jeta të gjithë në moshën 27-vjeçare, nganjëherë në rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e përfshirjes së personave në Klubin 27. Impulsi për krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantëve të shquar 27-vjeçarë në një periudhë dy-vjeçare. Lista përgjithësisht përfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Më vonë është përfshirë dhe Cobain. Mallkimi i Supermenit i referohet fatkeqësive që u kanë ndodhur njerëzve të përfshirë në historinë e Supermenit në vite. Dy njerëzit më të famshëm të prekur nga ky mallkim janë George Reeves, i cili interpretoi personazhin në seritë televizive dhe Christopher Reeve, i cili ishte në rolin e Supermenit në filmat e fillimit. George Reeves kreu vetëvrasje ndërsa Cristopher Reeve u paralizua pasi ra nga kali. Për shkak të këtij mallkimi shumë aktorë kanë refuzuar të interpretojnë rolin e Supermenit. Më 30 shtator 1995 aktori i famshëm James Dean humbi jetën në një aksident automobilistik me makinën e tij “Porsh Spyder”. Pas tragjedisë George Barris e bleu atë dhe kur makina mbërriti në garazhin e tij, teksa shkarkohej ajo ra mbi një prej mekanikëve duke i thyer dy këmbët. Gjatë një gare me makina më 24 tetor 1956 dy persona, Troy McHenry dhe William Eschrid po ngisnin makina që kishin pjesë nga makina famëkeqe. McHenry vdiq në makinën e tij, e cila u përplas me një pemë ndërsa Eschrid u plagos rëndë por mbijetoi.

Mallkimi i Tutankhamenit

Disa muaj pas zbulimit të varrit të Tutankhamenit nisi tragjedia. Lord Carnavon (investitori i kërkimeve) 57 vjeç, u sëmur dhe u dërgua në Kajro, ku vdiq disa ditë më vonë. Djali i tij  tha se në Angli, qeni i tij i preferuar hungëriu në oborr e pastaj ngordhi. Në vitin 1929, njëmbëdhjetë persona që kishin lidhje me zbulimin e varrit vdiqën para kohe dhe nga shkaqe jo natyrore. Këto vdekje përfshinin dy të afërm të Carnarvon, sekretarin personal të Carter, Richard Bethell dhe babain e tij Lord Westbury, i cili u vetëvra duke u hedhur nga një ndërtesë.

Klubi 27

Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” është një emër popullor për një grup muzikantësh rrok dhe xhaz me influencë, të cilët u ndanë nga jeta të gjithë në moshën 27-vjeçare, nganjëherë në rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e përfshirjes së personave në Klubin 27. Impulsi për krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantëve të shquar 27-vjeçarë në një periudhë dy-vjeçare. Lista përgjithësisht përfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Më vonë është përfshirë dhe Cobain.

Mallkimi Kennedy

Familja Kennedy mishëron çdo skaj të mallkimit të supozuar, nga koincidenca deri tek fati i keq dhe mundësia "imagjinare" se një forcë jo e kësaj bote po punon kundër tyre. Duke filluar që prej vrasjes së John F. Kennedy, ngjarje të tjera fatkeqe i janë atribuar "mallkimit" duke përfshirë këtu dështime, goditje, mbidozë, kancer, vdekje nga aksidentet ajrore, vetëvrasje dhe tragjedi të tjera të evitueshme, në të cilat anëtarë të klanit Kennedy kanë vdekur aksidentalisht, vrarë apo nga neglizhenca

Diamanti Hope

Diamanti Hope daton në vitin 1642 dhe është i famshëm për ngjyrën e thellë, masën, qartësinë, bukurinë dhe historinë që mban. Ai thuhet se sjell fat të keq tek kushdo që e mban atë. Sipas një legjende, një person me emrin Tavernier bëri një udhëtim në Indi dhe atje e vodhi diamantin nga statuja e perëndeshës Hindu, Sita. Pas kësaj, Tavernier u shqye nga qentë e egër gjatë një udhëtimi në Rusi. Mbreti Luixhi XVI, i cili e kishte diamantin u dënua me prerje koke bashke me gruan e tij. Askush nuk guxon ta mbajë më diamantin, por ai iu dhurua institutit “Smithsonian”.

Mallkimi i Supermenit

Mallkimi i Supermenit i referohet fatkeqësive që u kanë ndodhur njerëzve të përfshirë në historinë e Supermenit në vite. Dy njerëzit më të famshëm të prekur nga ky mallkim janë George Reeves, i cili interpretoi personazhin në seritë televizive dhe Christopher Reeve, i cili ishte në rolin e Supermenit në filmat e fillimit. George Reeves kreu vetëvrasje ndërsa Cristopher Reeve u paralizua pasi ra nga kali. Për shkak të këtij mallkimi shumë aktorë kanë refuzuar të interpretojnë rolin e Supermenit.

Mallkimi Bambino

Mallkimi i Bambinos i referohet fatit të keq që ndoqi skuadrën e bejsbollit “Boston Red Sox” pasi i shiti lojtarin Babe Ruth skuadrës “New York Yankees” në vitin 1920. Deri në atë kohë “New York Yankees” nuk kishin fituar asnjëherë në “World Series” dhe shpresonin se Ruth do i ndihmonte në këtë, dhe ai i ndihmoi në fakt. Pas shkëmbimit “Boston Red Sox” nuk fituan më asnjë kupë deri në vitin 2004. Gjatë lojës së tyre fituese ndodhi një eklips i plotë hënor. Ajo çfarë ishte akoma më e çuditshme është se jo ndeshje ishte kundër skuadrës “New York Yankees”.

Porshi i James Dean

Më 30 shtator 1995 aktori i famshëm James Dean humbi jetën në një aksident automobilistik me makinën e tij “Porsh Spyder”. Pas tragjedisë George Barris e bleu atë dhe kur makina mbërriti në garazhin e tij, teksa shkarkohej ajo ra mbi një prej mekanikëve duke i thyer dy këmbët. Gjatë një gare me makina më 24 tetor 1956 dy persona, Troy McHenry dhe William Eschrid po ngisnin makina që kishin pjesë nga makina famëkeqe. McHenry vdiq në makinën e tij, e cila u përplas me një pemë ndërsa Eschrid u plagos rëndë por mbijetoi.

Mallkimi Gandi

Me pavarësinë e Indisë në vitin 1947 lindi dhe mallkimi  Gandi. Patriarku Jauaharlal Nehur shërbeu si kryeministri i parë i Indisë. Vajza e tij Indira ishte kryeministres nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh në atë post sërish në vitin 1980. Ajo kishte përgatitur djalin e saj më të ri Sanjay që të ndiqte hapat e saj, por ai vdiq në një aksident ajror. Dhe kohë më vonë ajo u vra me 35 plumba. Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugën e së ëmës duke u bërë kryeministër i Indisë deri sa vdiq nw 1991 nga njw shpërthim i njw gruaje bombw.

Mallkimi i gurit Bjorketorp

Bëhet fjalë për një grup gurësh që gjenden në Suedi dhe datojnë në shekullin e  6-të. Gurët janë deri në 4.2 metra të lart. Disa janë në formë rrathësh e të tjerë vetëm. Guri Bjorketorp përmban këtë mbishkrim: “Dënoj me fatkeqësi deri në vdekje atë që e thyen këtë monument. Unë profetizoj shkatërrim, profecinë e shkatërrimit”. Sipas një legjende lokale ky mallkim është provuar para shumë kohësh kur një burrë e largoi gurin nga vendi për të marrë tokën. Koha ishte shumë e qetë dhe sapo burri ndezi një zjarr nisi një erë e fortë dhe burri u dogj nga shkëndijat e zjarrit.

Mallkimi “Tippecanoe”

William Henry Harrison fitoi presidencën e SHBA në vitin 1840 me sloganin “Tippecanoe dhe Tyler Too”. Kjo i referohej pjesëmarrjes së tij në betejën Tippecanoe në vitin 1811. Një vit më vonë ai vdiq. Që atëherë, deri ku u zgjodh Ronald Reagan në vitin 1980, çdo president që zgjidhej në një vit që mbaronte me zero vdiste në detyrë. Presidentet e prekur nga mallkimi janë: 1840 (W. Harrison), 1860 (Lincoln), 1920 (Harding), 1940 (F. Roosevelt), 1960 (Kennedy).

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama