Malota can doren prej Eminit Flores demtohet rende ne gju

Malota çan dorën prej Eminit, Flores dëmtohet rëndë në gju

Kukësi është mposhtur në "Zeqir Ymeri" nga Partizani me rezultatin minimal 0-1. malotaKuksjanët kanë pasur rastin të marrin avantazhin në pjesën e parë të takimit falë një 11-metërshi të fituar nga Dvornekoviç, por që nuk arrin ta konvertojë në gol sulmuesi Emini përballë portierit të kuqve Dashamir Xhika.

Menjëherë sapo është mbyllur fraksioni i parë, kapiteni i verilindorëve, Renato Malota i mërzitur nga humbja e penalltisë së Eminit ka goditur xhamin e dhomës së zhveshjes duke çarë dorën. Ngjarja ka ndodhur në pushimin e ndeshjes dhe mbrojtësi ka marrë mjekimin e duhur për tu futur më pas në lojë në pjesën e dytë.

Burime të "Panorama Sport" pranë klubit të Kukësit, konfirmojnë se ka bere pesë qepje në dorë dhe më pas është futur në fushë në pjesën e dytë. Gjithashtu Erik Flores mësohet se ka këputur ligamentin e gjurit dhe ka mbyllur sezonin. Lajmi konfirmohet për gazetën nga burime praë stafit mjekësor të Kukësit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama