Manaj 100 ne pronesi te Interit por nuk do te mbetet zikalter

Manaj, 100% në pronësi të Interit, por nuk do të mbetet zikaltër

Kartoni i Rei Manajt tashmë është 100% në pronësi të Interit, pasi klubi zikaltër ka ushtruar të drejtën e blerjes së tij nga Kremoneze.

manaj

Drejtori sportiv i Kremonezes, Stefano Xhamarioli, ka sqaruar për mediat italiane se Interi ka shpenzuar shifrën e 500 mijë eurove të parashikuar në akordin e firmosur mes klubeve në verën e kaluar, kur Manaj kaloi te skuadra e Serisë A.

"Kemi mbyllur gjithçka për kalimin e Rei Manajt te Interi, pasi ata ushtruan të drejtën e blerjes në kontratë", tha Xhamarioli, duke vulosur gjithçka për transferimin e futbollistit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Manaj do të mbetet pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm. Zikaltrit kanë filluar bisedimet me klube të ndryshme të Serisë B të cilat duan të huazojnë sulmuesin dhe janë të gatshme që t'i japin atij hapësirën e nevojshme për t'u aktivizuar, të cilën Interi për momentin nuk ia garanton.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama