Rei Manaj mund të konsiderohet një futbollist i Peskarës. Sulmuesi kuqezi ka kryer sot paradite vizitat mjekësore dhe është gati për sezonin e ardhshëm.
Në një njoftim të publikuar nga "Pescara Calcio" në rrjetin social "Twitter", thuhet se Manaj ka kryer vizitat mjekësore në qendrën 'Montesilvano'. Njoftimi i shkurtër shoqërohet edhe me një foto të sulmuesit të Interit.
Ndërsa gazeta më e madhe sportive në itali "La Gazzetta dello Sport", shkruan se Manaj është huazuar nga Interi drejt klubit të Peskarës, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë A.
Më herët, ishte folur për huazimin e tij nga Interi drejt Peskarës, por sot sulmuesi dhe klubi kanë bërë një tjetër hap përpara.