Humbjes në Xhenova, Roberto Mançini nuk di t'i japë shpjegim. Në fund të sfidës, trajneri jesin komentoi kështu disfatën e radhës të zikaltërve: "Skuadra bëri një punë të madhe dhe ne sot (dje) meritonim që të fitonim. Por në futboll që të grumbullosh të tri pikët duhet që të shënosh. Ne kemi gabuar shumë në këtë aspekt. Vuajmë shumë që të gjejmë golin".
Në komentin e tij, 51-vjeçari "thumboi" edhe mbrojtjen për golin e pësuar. "Përsëri fjetëm gjumë. Si është e mundur që të pësosh një gol në atë mënyrë? Nuk di t'i jap përgjigje pyetjes sime", tha Manço. Në fund, tekniku u bëri edhe një apel sulmuesve: "Nëse nuk shënojmë, e kemi pisk punën. Golat janë ato që ndryshojnë ndeshjet. Champions? Nëse e kishim të vështirë në fillim, tani e kemi të pamundur".