Mandati i deputetit Frroku mblidhet sot Keshilli i Rregullores

TIRANË, 20 Tetor/ATSH/.- Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve mblidhet të martën pasdite (ora 18:00) për të shqyrtuar çështjen e mandatit të deputetit Mark Frroku.

Mbledhja e Këshillit vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila, në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, argumenton se deputetit Frroku i është plotësuar afati gjashtë-mujor i mungesës në Kuvend, ndërkohë që ai vijon të mbajë mandatin.

Kjo, sipas opozitës bie ndesh me Kushtetutën, e cila përcakton se mandati i deputetit mbaron kur ai mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Deputeti kristiandemokrat mungon prej shtatë muajsh në parlament, pas vendimit të Gjykatës së Lartë në prill të këtij viti për ta lënë në "arrest me burg", sepse akuzohet nga autoritetet belge si i përfshirë në një vrasje në Belgjikë, në vitin 1999. /a.s//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama