Mandati i deputetit Kokedhima Kushtetuesja shqyrton kerkesen e opozites

TIRANË, 28 Tetor/ATSH/.- Gjykata Kushtetuese shqyrton të mërkurën (ora 10:00) kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike që kundërshtojnë vendimin e Kuvendit të muajit prill "Për mosdërgimin në Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën të deputetit Koço Kokëdhima", si dhe konstatimin e antikushtetutshmërisë së këtij vendimi.

Po ashtu demokratët kërkojnë dhe 'konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit Kokëdhima dhe interpretimin e nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë".

Më 16 prill, Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Opozita pretendon se deputeti ka përfituar fonde publike, nëpërmjet kompanisë 'Abissnet', edhe pasi është bërë deputet i Kuvendit, dhe kjo 'është në papajtueshmëri me nenet e Kushtetutës dhe ligjin "për konfliktin e interesave". /a.s//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama