Manekinia padite princin per dhune dhe keqtrtajtim

Manekinia  paditë princin për dhunë dhe keqtrtajtim
Manohara pohon se bashkëshorti i saj, 31-vjeçari, princi i Malajzisë, Tengku Temenggong Mohmmas Kakhri e mbajti të mbyllur në pallatdhe e trajtonte si rob seksual.

“Më trajtonte si kafshë. Sillej sikur isha prona e tij-sa herë që kishte ne nevojë për mua hynte në dhomë dhe më kapte. Sikur të isha objekt”. Nëna e saj, Daisy Fajarina tha se avokati i familjes është duke përgatitur padinë kundër princit dhe akuzoi autoritetet malaziase për fshehje të keqtrajtimit. Manohara, e cila u shpall njëra prej 100 grave më të bukura në Indonezi u martua me princin në muajin gusht 2008, e që në tetor iku në shtëpi duke pohuar se po e keqtrajtojnë. Në shkurt, bashkëshorti e gjeti dhe mbylli përsëri në pallat. Manohara pohon se përveç keqtrajtimeve të përditshme në të gjitha ngjarjet publike është dashur të qeshë, sepse në të kundërtën bashkëshorti e kërcënonte se e presin gjëra edhe më të këqija. Pohon se çdo ditë në dhomën e saj e injektonin me sedativë.

Ajo arriti të ikë nga bashkëshorti fundjavën e kaluar përderisa ishte në udhëtim bashkë me të në Singapor, ku babai i tij, sulltani Ismail Petra Shah II gjendet për shërim. Gjatë arratisjes nga apartamenti në katin e 13 të hotelit, Royal Plaza u përpoqën ta parandalonin rojet e saj, të cilët përpiqeshin t’i injektonin sedativë, por shtypja e saj panike e alarmit në lift lajmëroi policinë që bashkëshortin e saj e kërcënuan me arrestin nëse nuk e lëshon, marrë parasysh se në Singapor, princi malazias nuk ka kurrfarë autoriteti dhe s’mund ta mbajë bashkëshorten pa dëshirën e saj.



Express Online

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama