Manjani me strukturat e LSI ne Diber Nuk ka percarje te koalicionit me PS

ManjaniDIBER, 24 Tetor/ATSH/-Nga Dibra. nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani hodhi poshtë zërat për përçarje të koalicionit qeverisë pas bashkimit të votave LSI-PD për zgjedhjen e kreut të Këshillit të Qarkut.

I pranishëm në analizën paszgjedhore të strukturave të LSI në këtë qark Ylli Manjani deklaroi se "Hajri Laçi është një kandidaturë shumë simpatike, ka një CV të jashtëzakonshme, një profesionist. Dhe këtu nuk është çështje se çfarë mendon LSI apo çfarë mendon PS, por kemi bërë zgjedhjen e duhur apo jo".

Ai shtoi se "z. Laçi, ka gjithë mandatin e nevojshëm prej nesh që të jetë në krye të punëve, të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shumë të jetë e mundur. Nuk mund të vëmë interesat e koalicionit PS-LSI për shkaqe fare të parëndësishme".

Ndërsa i pyetur nga mediat lidhur me Rrugën e Arbrit, zv/Ministri i Transportit, Manjani sqaroi se punimet do nisin në janar.

"Ne jemi të detyruar të negociojmë, të gjejmë para, të gjejmë ndërtues që e bëjnë me paratë e tyre një rrugë e cila për ne është shumë shumë e rëndësishme. Si zv/ministër i Transportit ju them që objektivi jonë është që në janar ta fillojmë këtë projekt të madh, pra ta rivitalizojmë", deklaroi Manjani. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama