Manu Chao i famshem do te ndaloje per koncert ne Tirane

Manu Chao i famshem do te ndaloje per koncert ne Tirane
Manu Chao, këngëtari franko-spanjoll i njohur në gjithë botën, do të bëjë një ndalesë në Tiranë, ndërsa ka planifikuar një nga koncertet në turin ballkanik, që po realizon në disa vende. Në kalendarin e koncerteve të tij, ai ka shënuar datën 12 prill për Tiranën, ku në orën 20:00 në stadiumin “Qemal Stafa” do të mbajë koncertin me titull “Manu Chao La Ventura”.

Këngëtari me një karrierë të gjatë muzikore është bërë i njohur për idetë e tij anti-globaliste, për të cilat komentohet jo pak në tregun muzikor botëror. Koncerti i këngëtarit është planifikur të jetë me konferenca shtypi, ku pritet që këngëtari të jetë i hapur për mediat dhe gazetarët. Karriera  e tij solo nisi me grupin “Radio Remba”, ndërkohë që ai këndon në disa gjuhë që përveç anglisht, spanjisht, frëngjisht edhe arabisht. Ai u bë i njohur me vargjet që flasin për dashurinë, geton, drogën dhe emigracionin.

Biografi e Manu Chao-s

Manu Chao (i lindur José Manuel-Thomas Arthur Chao më 21 qershor 1961), është një këngëtar franko-spanjoll (me origjinë baske dhe galician). Ai këndon në frëngjisht, spanjisht, anglisht, galician, arabisht, portugalisht e herë pas here në gjuhë të tjera. Chao filloi karrierën e tij muzikore në Paris, duke luajtur me grupe të tilla “Hot Pants” dhe “Los Carayos”, kombinuar me një shumëllojshmëri gjuhësh dhe stilesh muzikore. Me miqtë e tij dhe vëllanë Antoine Chao, ai themeloi grupin “Mano Negra” në vitin 1987, duke arritur sukses të konsiderueshëm, sidomos në Europë. Ai u bë një artist solo pas shpërbërjes së grupit në 1995, dhe që atëherë nisi turne rregullisht me grupin e tij ‘live’, “Radio Remba”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama