Ai është i njohur për hitet si “Bongo Bongo” e “Je ne t’aime plus”. Koncertet e tij në Prishtinë dhe Tiranë janë konfirmuar edhe në ueb-faqen e tij. Manu Chao, në kuadër të turneut të tij në Ballkan, “La Ventura”, do të mbajë koncerte edhe në Lubjanë, Zagreb, Sarajevë dhe Novi-Sad. Ndryshe nga qytetet e tjera, vendi ku ai pritet të mbajë koncert në Prishtinë është i zbrazët. Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për koncertin e Tiranës.
Manu Chao është i njohur për muzikën punk, rock, salsa, reggae, etj. Manu Chao karrierën muzikore e filloi në Paris. Tekstet e tij flasin për imigrimin, dashurinë, jetën në geto dhe drogën. Një këngëtar tjetër, i njohur me hitet “Break Ya Neck” e “I love my chick” hip-hop artisti Busta Rhymes, do të vijë në Prishtinë më 29 prill.