Maqedonasit ne rradhe per nuse nga Shqiperia!

Maqedonasit ne rradhe per nuse nga Shqiperia!
Mbi 20 meshkuj ka në listën e beqarëve nga Manastiri, të cilët presin në rradhë të shkojnë në Shqipëri për të gjetur nuse. Deri tani beqarët e moshuar shkonin vetë në kërkim të bashkëshortes shqiptare,  ndërsa tani për herë të parë zbatohet kërkim i organizuar për nuse nga shteti fqinj. Kështu shkruan gazeta shqiptare në Maqedoni, Koha.

Shoqata e sapoformuar “Amanet” nga Manastiri u organizon dhe siguron udhëtimin beqarëve deri në Shqipëri dhe ua lehtëson njohjen me kandidatet për t’u martuar. Në këtë rrjet janë të regjistruar edhe shqiptare të martuara me maqedonas, të cilat nëpërmjet familjarëve dhe shoqërisë gjejnë beqare, shkruan gazeta maqedonase Vest.

Tridhjetë e dy vjeçarja Violeta Prendi, shqiptare nga Durrësi, para 4 viteve u martua në Kërklinë dhe është njëra nga organizueset në këtë fushatë. Ajo disa herë është munduar të bind disa banore nga ish qyteti i saj të martohen me maqedonas. Po ashtu, ajo disa herë ka shoqëruar beqarët maqedonas në Shqipëri për kërkimin e grave në Maqedoni.

Për gazetën Vest, Violeta thotë se është shumë munduar gjatë jetës së saj derisa jetonte në një fshat afër Durrësit. Ka pasur vetëm disa rrugica nga koha e Enver Hoxhës, dhe është dashur të udhëtojnë deri në qytet për ushqim. Nga shoqata “Amanet”  thonë se beqaria dhe numri i vogël i martesave, sidomos në mjediset rurale, kontribuojnë për krizën serioze demografike në shtet dhe mortalitetin e vendbanimit. Statistikat zyrtare tregojnë se nga 9 komuna të rrafshit të Pellagonisë, 5 kanë hyrë në pleqëri të thellë.

“Disa herë udhëtuam për në Shqipëri me ndihmë të shqiptareve, të cilat janë të martuara në Maqedoni. Zakonisht shkojnë nga dy beqarë, shoferi dhe përkthyesja – shqiptare e martuar në Maqedoni. Tani i kemi përfshirë beqarët e Komunës Novaci, Mogilla, një pjesë nga Demir Hisar, ndërsa planifikojmë ta përhapim aksionin në tërë Maqedoninë. Deri më tani kemi 20 kandidat të cilët u paraqitën për martesë”- ka thënë Dragan Romanski, kryetar i shoqatës “Amanet”.

Në Shqipëri, caqet janë Lezha dhe fshatrat përreth Tiranës. Ndërohë, dhjetëra femra shqiptare, kryesisht të besimit të krishterë kanë krijuar familje në shumë komuna rurale maqedonase, të cilët jo shumë larg ishin para shuarjes për shkak se femrat maqedonase, nuk e dëshirojnë jetën në fshatra.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama