Maqedoni 3 mije qytetar protestojne kunder qeverise

Maqedoni  3 mijë qytetar protestojnë kundër qeverisë

Rreth tre mijë qytetar protestuan kundër qeverisë maqedonase, në Shkup të mërkurën mbasdite. Gjatë protestës pati përleshje midis policisë dhe qytetarve. Sipas policisë raportohet 12 qytetar të arrestuar dhe një gazetar i plagosur.

Protestuesit kanë sulmuar zyrën e Presidentit Gjorge Ivanovic. Ato kanë hedhur vezë dhe shashka, në drejtim të godinës së presidencës. Disa prej tyre janë përpjekur të futen brenda në zyrën e Presidentit.

Qytetarët e Maqedonisë kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Gjorge Ivanovic. Presidenti Ivanovic ka ndaluar të gjitha proçedimet penale ndaj Ish Kryeministrit Gruevski, ish-shefit të tij të sigurisë dhe disa ish anëtarë të kabinetit Gruevski. Këto të fundit u akuzuan për mashtrime me zgjedhjet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama