Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka identifikuar dy viktima nga përplasja e ndodhur me armë javën e shkuar në qytetin e Kumanovës në Lagjen e Trimave.
Sipas MPB-së, në mesin e viktimave janë edhe Mirsad Ndrecaj, i njohur ndryshe si komandant ‘NATO’ dhe dhe Beg Rizaj, i njohur si komandant ‘Begu’. MPB-ja e Maqedonisë, bën të ditur se po punon për identifikimin e viktimave të tjera.