Maqedoni perzihet karburanti me uje

Maqedoni, perzihet karburanti me uje

Është kthyer në lajm dite në Maqedoni lajmi se një pike karburanti ka përzier naftën me ujë e si pasoje 30 automjete janë dëmtuar. Pas incidentit të përzierjes së benzinës me ujë në Kompaninë “Luk Oil” në Ohër, inspektoret në shtetin fqinj të Maqedonisë kanë nisur menjëherë hetimi ndaj kësaj pike karburanti. Ata kanë nisur kontrollet për të verifikuar nëse përzierja e karburantit është e qëllimshme apo si rezultat i një incidenti. Kompania “Luk Oil” pretendon se gjithçka ka ndodhur nga plasja e një tubacioni uji në rezervuarët e benzinës, një problem ky që nuk është kuptuar nga punonjësit deri në momentin e ankesës së klientëve. Zyrtaret e saj kanë thëne se do të dëmshpërblejnë 30 shoferët të cilëve u është prishur makina.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama