Maqedonia dhe Shqiperia stervitje te perbashket ushtarake

Maqedonia dhe Shqiperia, stervitje te perbashket ushtarake

Njësia speciale ushtarake ARM e Maqedonisë, ka nisur dje një stërvitje me forcat shqiptare në fshatin Radozhdë, në kufi me Shqipërinë. Bëhet fjalë për stërvitje ku “grupi terrorist” (i supozuar) nga vendi fqinj, përmes rrugëve ujore depërton dhe hyn në Maqedoni dhe ka për qëllim të shkaktojë trazira dhe të bashkohet me pjesë të caktuara të popullatës vendase.

Kjo stërvitje përfshin operacionet e bllokimit, përcaktimit të lokacionit të “grupit të supozuar” të terroristëve, duke përfshirë edhe njësitet dhe pajisjet e tjera të ARM-së; objekt lundrues, sulm me automjete tokësore, me helikopter dhe me polumbar-zhytësa, duke përfunduar me kapjen dhe dorëzimin e personave të arrestuar në territorin e Maqedonisë.

Në këto stërvitje speciale, i pranishëm ka qenë edhe presidenti maqedonas dhe njëherësh komandant suprem i Forcave të Armatosura, Gjorgje Ivanov, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjenerali Goranço Koteski.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama