Maqedonia me ligje raciste u mohon shqiptareve shtetesine (Dokumenti)

Maqedonia me ligje raciste u mohon shqiptareve shtetesine (Dokumenti)
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë u mohon shqiptareve shtetësinë. Këtë fakt e bënë të ditur një raport që trajton çështje të shtetësisë, dhe e cila do të shkojë deri në Departamentin e Shteteve të Bashkuara. Edhe ata shtetas që kanë fituar shtetësinë maqedonase, e kanë bërë nën presione të ndryshme. Në këtë raport do sjellim emrat e disa shqiptarëve që u është mohuar e drejta e shtetësisë me motivacionin, “persona që rrezikojnë integritetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë.”

Lista:

Një shqiptar nga Shqipëria kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse, ka ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski.

Duke bërë këto ndryshime ai kishte fituar shtetësinë maqedonase. Sipas tij, ky i kishte bërë të gjitha këto ndryshime nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase në vitin 2001.

Fatbardha Shabanit, një grua nga qyteti i Kavajës ka 16 vite e martuar në Maqedoni, por i është refuzuar disa herë shtetësia.

Hana Asani e martuar më 2003, me shtetas të Maqedonisë, nënë e tre fëmijëve i është refuzuar shtetësia e Maqedonisë me pretekstin se rrezikon sigurinë e Republikës së Maqedonisë.

Fahrije Neziri nga Ferizaj i Kosovës dhe që nga 1985 është martuar me Muhamedin nga fshati Idrizovë. Ka disa vite që bashkëshortes së tij jo vetëm i refuzohet shtetësia, por MPB i refuzon edhe lejen e qëndrimit për të huaj. Znj.Fahrije i rrezikohet ndarja familjare sepse pa leje qëndrimi nuk mund të vazhdojë të jetojë në Maqedoni legalisht. Pra, siç shihet kemi një rast flagrant ku janë shkelur rëndë të drejtat e njeriut, kujdesia e shtetit maqedonas për bashkimin familjar.

Fatmir Hoxha me origjinë nga Kaçaniku ka 27 vite që i refuzohet shtetësia bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Kjo familje është pa asnjë kujdesie nga institucionet humanitare në Maqedoni edhe pse ky shtet thith fonde në emër të kësaj kategorie.

Avdulla Ibrahimi ka lindur në vitin 1965 në Kumanovë dhe ka patur shtetësi, por Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ia ka hequr pa asnjë arsye. Gruaja e tij nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë shtetësi, ndërsa ai vetë jo. Edhe pse ai ka mbi vete shtëpinë, dyqanin, të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, Avdulla Ibrahimi nuk ka asnjë dokument verifikimi, certifikatë, leje qëndrimi. Është një njeri që po t’i ndodh diçka e keqe nuk mban përgjegjësi morale dhe ligjore askush.

Në fillim të vitit 2013 për herë të tretë MPB-ja i refuzon shtetësinë këtij shqiptari të lindur dhe shkolluar në Maqedoni. Shkresa që ka pranuar Avdullah Ibrahimi për refuzimin e shtetësisë ndryshon nga origjinali që zakonisht dërgon MPB. Në letrën që ka pranuar Ibrahimi mungon logoja e MPB-së, mungojn numri i dosjes dhe shumë elementëve të kësaj ministrie. Ibrahimi sqaron se në MPB-ja i kanë kërkuar që të nisë proceduar për të marrë shtetësinë, njëjtë si shtetasit e huaj, procedurë kjo që zgjat së paku katër vjet. “Unë kam lindur në Maqedoni dhe nuk kam pse të kërkoj shtetësi njëjtë si shtetasit e huaj. Unë nuk jam shtetas i huaj, por jam shtetas i Maqedonisë. Unë kam letërnjoftim të Maqedonisë, të cilit i ka dal afati në vitin 2005, ndërsa shtetësinë ma kanë hequr në vitin 2002. Nuk e di pse më kanë hequr por besoj se qëllimi është veç me i pakësuar shqiptarët”, ka deklaruar, Avdulla Ibrahimi.

Naxhie Osmani, ka lindur në vitin 1967 në Çair të Shkupit dhe jeton në fshatin Bukoviç që i përket Komunës së Shkupit, edhe pse ka lindur në Shkup dhe është banore e kryeqytetit zonja Naxhie nuk ka shtetësi të Maqedonisë, ndërsa bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët janë shtetas të Maqedonisë. Ajo pasi ka parashtruar kërkesë për shtetësi i është mohuar në vitin 1997. Për fat të keq për kategorinë e këtyre shqiptarëve që u mohohet shtetësia e Maqedonisë pa të drejtë nuk janë interesuar asnjëherë partitë, deputet dhe ministrat shqiptar.

Mirdita Dibrani, me prejardhje nga Kosova. E martuar prej 14 vjetësh në fshatin Shipkovicë të Tetovës, dhe me dy fëmijë, kjo grua nuk ka arritur ende të pajiset me nënshtetësi. Arsyetimi i autoriteteve është se ajo paraqet rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e shtetit të Maqedonisë. Për 3 vite me radhë, familja Dibrani mundohet të arrijë këtë të drejtë, por pa sukses. Fillimisht, vendimi i parë nga MPB-ja erdhi pozitiv, por brenda dy-tre ditësh, ai u anulua, me një përgjigje negative. Ironia qëndron tek arsyetimi; edhe pse ajo konsiderohet rrezik sigurie, ajo është e kapshme në çdo kohë nga shteti, dhe nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë vepër penale.

“Si të ndjehem unë që jetoj në punën time se nguci askënd, me hallet e dertet e veta dhe tët kthehet kjo punë në kurriz tëndin është shumë e rëndë. S’mund ta marr me mend se asnjëherë se kam bë një gjë të tillë. 1000 kopje letrash kam pru se s’jam e dënuar asnjëherë prej gjyqit as në Kosovë e as në Maqedoni nuk e di ku bazohen at atë unë se jam e rrezikshme për shtetin”, tha Mirdita Dibrani.

 Ahmet Laçi, i lindur në vitin 1946 në fshatin Pustenik të Kosovës, prej moshës 8 vjeçe ai jeton në Maqedoni, por edhe pse ka kaluar plot 58 vjet në këtë shtet ai kurrë nuk arriti të bëhet shtetas i Maqedonisë. Ahmeti Laçi thotë se nuk ka lënë institucion pa trokitur për të kërkuar ndihmë për shtetësinë. Deri tani, ai thotë se ka aplikuar pesë herë ndërsa të gjitha përgjigjet që ka marrë kanë qenë negative. Ajo që e bën edhe më tragjike këtë rast, sipas Laçit, është arsyetimi se është shtetas i padëshiruar dhe i rrezikshëm për Maqedoninë.

“Prej vitit 1994 kam aplikuar për nënshtetësi të Maqedonisë, kjo është e pesta herë, gjithmonë është problemi i njëjtë, vendimi vjen negativ megjithëse unë i plotësoj të gjitha kushtet, qe 40 vite jam i martuar, tre fëmijë i kam, krejt janë nënshtetas të Maqedonisë përveç meje. Unë nuk e di ku është problemi, unë kam edhe shtëpi këtu, kam edhe burime jete këtu, paguaj tatim, ushtrinë e kam bë në Maqedoni, klasën fillore e kam kryer në Maqedoni, shkollën e mesme e kam kryer në Maqedoni në maqedonisht, unë mendoj se i plotësoj të gjitha kushtet, nuk e di nga lind ajo ide e cila vjen kjo negativ”, tha Ahmet Laçi, banor i Shkupit

Me të njëjtën problematikë ballafaqohet edhe një tjetër banor i Shkupit, 59 vjeçari Aziz Bekteshi me prejardhje nga Lubishta e Kosovës. Ai jeton në Shkup prej rreth 50 vjetësh por asnjëherë nuk ka arritur të fitojë nënshtetësinë e Maqedonisë me të njëjtin arsyetim sikur se bashkëqytetari i tij, se konsiderohet si rrezik për shtetin.

“Jam i gatshëm sot me dëshmuar, sot me dëshmuar edhe me polici edhe me gjyq që as nuk më kërkon gjyqi as nuk më kërkon policia, jo vetëm këtu po as në Kosovë po askund në botë, a po më kupton, këtë mundem me dëshmuar kur të donë. Me të vërtet unë jam aq i emocionuar edhe aq i habitur, nuk e di se kush mundet me më ndihmuar se të gjitha ato institucione i kërkova edhe askush nuk ma shtriu dorën me thanë që ngadalë se nuk është punë e vogël dhe e thjeshtë. A unë prapë po e them se unë mundem me dëshmua kur të doje dhe në çfarëdo rasti”, thotë Aziz Bekteshi, banor i Shkupit

Naser Bela, 45 vjeç, gruaja dhe djali i tij tani 16 vite kërkojnë shtetësinë e Maqedonisë. Edhe pse i lindur në Shkup ku edhe aktualisht jeton dhe punon, atij që nga viti 1993 kur edhe aplikoi për herë të parë, në vazhdimësi kërkesat i refuzohen. Bela thotë se në stacionin policor në Draçevë në atë kohë, e kanë kushtëzuar të bashkëpunojë me policinë, në dëshiron të pajiset me shtetësi në të kundërtën gjithë jetën do ti mohohet e drejta për shtetësi. “Unë e refuzova me një fjalë thash jo se punoj, më than atëherë s’do ta marrësh asnjëherë nënshtetësinë, thash as nuk më duhet ashtu nënshtetësi, se ajo është e imja, do të vije dita kur do ta marr, edhe unë e di arsyen se për atë e refuzon, mirëpo më ka humbur dokumentacioni i asaj nuk e kam për fat të keq, më ka humb ai vërtetimi se shumë mirë shkruan Naser Bela të vish në ora 7 në stacionin policor në Draçevë për nënshtetësinë, mirëpo ato hynë në punë tjera, unë si pranova të punoj se nuk më interesonte. Tash për së fundi herë i kam dhënë në 2005 dhe s’ka asgjë, dhe vetëm malltretojnë, kërkojnë dokumentacione që një gjë s’mund ta bëjmë. Mu më intereson me çfarë të drejte nuk më takon nënshtetësia? Shoqja 24 vjet ka kurorëzim me mu në Draçevë dhe s’ka kurrfarë dokumentacioni të Maqedonisë, i ka vdekë baba s’ka mund të shkoj, nëna i ka vdekur nuk mund të shkon, tash i ka vdekur vëllai  para 20 ditësh edhe nuk mund të shkojë, dhe këtu më tregon dikush se ne i kemi të gjitha drejtat! S’kemi ne shqiptarët të drejta, këto janë rrena”, tha Bela.

Arben Llalla shpallet nga MBP e Maqedonisë Person i Rrezikshëm që rrezikon integritetin dhe sigurinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Si pasojë MPB i ka refuzuar në bazë të martesës shtetësinë e Maqedonisë dhe lejen e qëndrimit të përhershme Arben Llallës. Për herë të parë atij i është refuzuar në mars 2008, duke vazhduar në dhjetor 2008, ndërsa në korrik 2011, i është refuzuar edhe leja e qëndrimit të përhershme. Së fundi në Maj 2012 përsëri i refuzohet kërkesa për shtetësi në bazë të martesës pa të drejtë ankinimi. Arben Llalla që në vitin 2003 është martuar me shtetase të Maqedonisë dhe nga kjo martesë kanë një djalë. Edhe përse i plotëson të gjitha kushtet, MBP kundër ligjeve për shtetësinë e ka shpallur person me Rrezikshmëri të Lart disa herë. Dy herë Komisioni i qeverisë së shkallës së dytë i ka dhënë të drejtë z.Llalla, MPB gjithnjë ka dërguar përgjigje përfundimtare se është person me rrezikshmëri të lartë.

Fadil Curi nga Hani-Elezit i Kosovës është i martuar me shtetase të Maqedoni prej më shumë se 25 vitesh dhe i mohohet shtetësia e Maqedonisë edhe përse ky i plotëson të gjitha kushtet.

Aqif Krasniqi i datëlindjes 1950 nga Kosova i martuar në vitin 1979 me shtetase të Maqedonisë dhe nga viti 1972-1989 ka punuar në Postën Telefonike në Shkup i është refuzuar disa herë e drejta e shtetësisë në Maqedoni.

Rive Islami nga Kosova, është martuar në Tetovë në vitin 1984, dhe prej atëherë i është refuzuar disa herë e drejta e shtetësisë. Ajo nuk e gëzon të drejtën e shtetësisë në vendin ku jeton prej 30 vitesh edhe pse i plotëson të gjitha kushtet.

Në qytetin e Kumanovës dhe fshatrat përreth u refuzohet shtetësia qindra njerëzve që kanë mbi 40 vite që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet me pretekstin se janë të rrezikshëm për Maqedoninë.

Zyra e Avokatit të Popullit në Kumanovë deklaron se në vitin 2006 janë mbi 366 kërkesa ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë. Ndërsa më 2007 janë bërë 237 kërkesa të tilla. Ndërsa në zyrën së avokatit të popullit në Tetovë janë formuar 183 lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë më vitin 2007. Banorët e dy fshatrave Goshinca dhe Llukara nuk kanë shtetësi dhe jetojnë pa letërnjoftime, njerëz që nuk kujdeset askush për ta. Këta banorë mund ti vrasin dhe asnjeri nuk mbanë përgjegjësi morale dhe ligjore. Në rajonin e Kumanovës nga viti 2002 ka filluar në heshtje një proces për çregjistrimin e shqiptarëve me qëllim që të pakësohet popullsia jonë atje.

Në një gazetë, disa vite më parë shkruhej se janë rreth 100 mijë shqiptarë që u mohohet e drejta e fitimit të shtetësisë. Ndërsa 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar.

Siç shihet problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë etnike dhe përkatësisë fetare.

Racizmi i një ligji

Aplikuesi me kombësi shqiptare edhe po të plotësojë kushtet që i kërkohen për fitimin e shtetësisë, mundet ajo t’i refuzohet në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet t’i drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, Gjykatës Supreme Administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Dua të shtoj se edhe Gjykata Administrative nuk funksionon siç duhet, ka fakte që rastet e ndihmës për shtetësitë i zgjat në pafundësi me pretekstin se MPB nuk i jep materialet e dosjes për shfrytëzim.

Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë. Këtij ligji i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urrejtjen etnike dhe fetare midis qytetarëve.

Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE e NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë hequr regjimi i vizave. Strukturat e policisë, ushtrisë dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme. Së shpejti pritet që policë nga Shqipëria dhe Maqedonia do të patrullojnë në vendet e njeri-tjetrit bashkë.

Shumë aplikuesve për shtetësi maqedonase u bëhen presione nga strukturat e sigurimit për tu bërë informator ose bashkëpunëtorë i këtyre strukturave. Kjo metodë e vjetër që është përdorur në kohën e diktaturës komuniste e cila bie ndesh me ligjet kushtetuese dhe të demokracisë që pretendojmë se zhvillohet në Maqedoni.

Deklaratë skandaloze e  zëvendësministri shqiptar për rastet e shtetësive

Më 11 shkurt 2013, zëvendësministri i brendshëm, Xhelal Bajrami deklarojë për rastin e MirditaDibranit me origjinë nga Kosova, e cila nuk ka dokumentin e shtetësisë edhe pse e martuar tani 14 vite në Shipkovicë të Tetovës. Xhelal Bajrami deklarojë “Ka pasur vendim negativ nga ana e Sigurimit Shtetëror mirëpo arsyet unë ende nuk i kam të elaboruar mirë pse është marrë një vendim i tillë. Ndoshta vendimi i tillë do të mund të ndryshojë pasi varet nga momenti ndonjëherë mundet që bashkëshorti i personit në fjalë apo ndonjë i afërt i saj të merret me ndonjë veprimtari të palejuar në Maqedoni dhe ajo të jetë si pasojë pse vendimi ka qenë negativë nga ana e organeve të Sigurimit Shtetëror”.

Pra, sipas këtij ministri shqiptar të gjithë ata shqiptar që aplikojnë për shtetësi të Maqedonisë nuk duhet të kenë asnjë kushëri të burgosur apo keqbërës sepse mbajnë edhe këta përgjegjësi penale. Kjo është injoranca shqiptare që na përfaqësojnë në qeverinë e Maqedonisë sepse çdo individë mban përgjegjësi personale për ato vepra keqbërëse që kryen.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre njerëzve që u është mohuar e drejta e shtetësisë së Maqedonisë pa të drejtë, të sjellin fotokopjet e vendimeve për refuzimin e shtetësisë nga ana MPB në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, e-mail levizja.push@gmail.com, dhe numër tel: 070928833. Në zyrën tonë do jenë përfaqësuesit tanë të cilët do t’ju presin dhe do t’ju japin këshilla për të vazhduar më tej betejën për të

Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë gjykatë janë parashtruar mbi 1.200 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama