Katër kamionë me pemë dhe perime nga Shqipëria që kishin si destinacion tregun e Maqedonisë janë bllokuar në vendkalimin kufitar Bllacë. Bëhet fjalë për katër kamionë të ngarkuar me 54 ton domate, 8 ton tranguj, 900 kg lakër, 2 ton rrepë të kuqe, 9 ton shalqi dhe 1,5 ton pjepër. Prodhimet bujqësore janë nga Shqipëria dhe duhet të shiten në tregun e Maqedonisë. Kamionët presin me ditë të hyjnë në Maqedoni dhe me këtë rritet rreziku i prishjes së mallit, por ato do të marrin leje menjëherë pasi laboratorët ta konstatojnë rregullshmërinë e prodhimeve nga laboratorët e akredituar.
Drejtori i Inspektoratit Sanitar në Maqedoni, Rumen Stamenov thotë s,e kontrollet nuk bëhen për t’u mbrojtur prodhimi vendas, por që të mbrohet shëndeti i njerëzve, raporton "Alsat-M". Autoritetet maqedonase theksojnë se po vërtetojnë besueshmërinë e dokumentacionit të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Ndërkohë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i është drejtuar me një letër homologut maqedonas, Mihail Cvetkov për këtë çështje.