Maqedonia u ofron investitoreve kosovare toke 1 euro per meter katror

Maqedonia u ofron investitoreve kosovare toke 1 euro per meter katror

Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë Ilija Strashevski ka takuar të hënën kreun e Aleances kosovare te Biznesit (AKB) Agim ShahinI. Strashevski, premton se do të avancojnë e zhvillojnë marrëdhëniet me bizneset nga Kosova, duke u ofruar lehtësira të veprimit. Ai shtoi se ndërtimi i autostradës Prishtinë Shkup do të rris mundësinë më të lehtë të qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në drejtim të shkëmbimeve tregtare më shumë me Kosovën për arsye të pozitës gjeografike dhe shkurtimit të kohës.


“Maqedonia është në fazën përgatitor për autostradën Shkup Hani i Elezit dhe kjo iniciativë e marr nga dy qeveritë e dy shteteve është e qëlluar”, tha ambasadori. Ilija Strashevski, tregoi një notë në AKB-ë për mundësitë e që shteti maqedonas u jep investitorëve të huaj për dhënien e tokës së shtetit me qira dhe shitjen e saj për 1 euro në metër në katror.  Ai tregoi se shteti ka bërë subvencione për të cilat  ka ftuar bizneset nga Kosova që të konkurrojnë në një konkurs publik në Maqedoni ku shteti ka vendosur që tokën bujqësore në pronësi të shtetit tua japë në shfrytëzim me qira bujqve për të investuar në fidanë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama