Maratona e Kenges Popullore Shqiptare tur neper Shqiperi

Maratona e Kenges Popullore Shqiptare tur neper Shqiperi
Jeta kulturore vazhdon të jetë aktive këtë verë, falë Maratonës së Këngës Popullore Shqiptare, me një axhendë ambicioze në të gjithë Shqipërinë, për të përçuar vlerat e muzikës popullore shqiptare. Edhe në këtë sezon Maratona ka fituar zemrat e qytetarëve të Shëngjinit dhe Elbasanit, ndërsa Berati do të jetë ndalesa e radhës të hënën më datë 18 korrik. PLUS, operatori më i ri celular shqiptar mbështet Maratonën si sponsor i përgjithshëm. PLUS premton surpriza të shumta për të gjithë dashamirësit e Maratonës nëpër Shqipëri. Maratona pritet të shtegtojë edhe në qytetet kryesore bregdetare të vendit, si Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Pogradec, si dhe në disa qytete të tjera, si Shkodër, Lezhë dhe Delvinë, gjatë stinës intensive të spektakleve gjatë korrikut dhe gushtit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama