Për pasojë për qytetarët është më e këshillueshme të lëvizin në këmbë, pasi qarkullimi me automjete do të jetë i vështirësuar nga limitimi i akseve të kalueshme. Dje zëdhënësja e bashkisë, Anila Bisha tha se për herë të parë, më 21 tetor Tirana do t’i bashkohet qyteteve botërore që organizojnë manifestimin madhështor të Maratonës Ndërkombëtare.
“Maratona e parë Ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë të dielën në orën 9.00, në sheshin “Skënderbej” mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë maratonistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës, si SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polania, Turqia, Suedia, Kosova, Russia, Maqedona, Kenya, Serbia etj.
Maratona Ndërkombëtare do të startojë në orën 9.00, nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar në bulevardet dhe rrugët kryesore të Tiranës. Nga ora 7.30 e mëngjesit, deri në orën 14.00, qarkullimi i automjeteve në qytetin e Tiranës do të jetë i kufizuar”,-tha Bisha.
Përmes njoftimit për mediat ‘Bashkia e Tiranës i fton qytetarët të bëhen pjesë e këtij manifestimi të madh sportiv dhe kërkon mirëkuptimin e tyre, që gjatë orëve të maratonës të reduktojnë qarkullimin me makina’.
Rrugët e bllokuara gjatë amratonës të së dielës:
- Sheshi “Skënderbej” Starti ora 09.20’
- Kryeqëzimi i “21 Dhjetorit”
- Kryeqëzimi i rrugës “Bardhyl” me “4 Dëshmorët”
- Kryeqëzimi i rrugës së “Kavajës” me ish “Uzina Enver”
- Rreth rrotullimi i Doganës
- Kopshti Botanik
- Hyrja e Gardës
- Karburanti tek “Kinostudio”
- Hotel Mondial rruga “M.Gjollesha”
- Përfundimi sheshi “Skënderbej”
- Kryqëzimi tek Blloku i Librit Universitar
- Kryqëzimi i Sheshit Ëillson
- Kryqëzimi Stadiumit Dinamo
- Kryqëzimi i Komunës së Parisit
- Tek Kthesa e Shkollës Vasil Shanto, djathtas përgjatë unazës
- Fundi i Kryqëzimit në rrugën “Myslym Shyri” me dalje në unazë
- Kryqëzimi i “21 Dhjetorit”
- Kryqëzimi tekBanka(stacioni i autobuzave për në Kombinat)
- Kryqëzimi në hyrje të rrugës së Durrësit
- Rreth rrotulli i i Zogut të Zi
- Kryqëzimi i Stacionit të Trenit