Mariah Carey do te jete kumbara e shqiptareve per vitin 2012

Mariah Carey do te jete kumbara e shqiptareve per vitin 2012
Bëhet imazhi i AMC për festat

Është fushata e re e komunikimit të AMC për festat e fundvitit, që do të sjellë zërin dhe imazhin e këngëtares me famë botërore, Mariah Carey, në Shqipëri. Këtë fundjavë AMC nis fushatën për festat e fundvitit, nën moton “A besoni në surprizat e Vitit të Ri”, fushatë që do të ketë si imazh artisten e mirënjohur, Mariah Carey. Kjo fushatë përbën vetëm një zhvillim për sa i përket përdorimit si imazh të një këngëtareje të nivelit ndërkombëtar, por edhe sepse është fushata e parë e përbashkët midis AMC dhe Deutsche Telekom. Mariah Carey do të jetë imazhi i AMC për festat e fundvitit dhe do të urojë shqiptarët për festat. “Uroj të gjithë admiruesit e mi në Shqipëri!” thotë ajo në videon e reklamës së re. Jo vetëm kaq, por ajo do të tregojë se si teknologjia ndihmon në jetën e përditshme.

E pyetur për këtë eksperiencë të re, ajo pohon se për të është nder përfshirja në një projekt jashtëzakonisht modern që bashkon njerëzit nga e gjithë bota. Këngëtarja, ikonë e muzikës së festave të fundvitit, bëhet ambasadorja e mesazhit të ndarjes së emocioneve mes njerëzve. Mariah Carey është një nga këngëtaret më të suksesshme ndërkombëtare, e cilësuar nga MTV si zëri numër një në botë. Falë talentit të jashtëzakonshëm, ajo ka shitur rreth 200 milionë albume në mbarë botën dhe është gjithashtu fituese e pothuaj çdo çmimi muzikor, përfshirë 5 Grammy Awards. Deri më tani, në kuadër të kësaj nisme, janë organizuar një sërë koncertesh në Europë përmes teknologjisë holografike, ku mijëra fansa kanë ndjekur drejtpërdrejt në të njëjtën kohë imazhin virtual të Mariah Carey. Përmes fushatës “A besoni në surprizat e Vitit të Ri”, AMC do t’i afrohet publikut shqiptar me një sërë dhuratash e të papriturash.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama