Edhe nëse kërkon falje ose ndihmë, mund të vëmë bast ajo po tenton çdo lloj marifeti për të arritur qëllimet e saja. Nëse nuk mund t’i shmangni përpjekjet e saj hileqare, të paktën mund të zbuloni dredhitë në veprime madje edhe fushën e lojës, duke thyer sulmet tinëzare.
Lotët
Të gjitha femrat e dinë se mënyra më e lehtë për ta vënë në siklet një mashkull është të qajnë; jemi të gjithë dëshmitarë se meshkujt dorëzohen automatikisht edhe me kërkesën më të paarsyeshme vetëm e vetëm të ndalin lotët.
Vajzat e kanë mësuar këtë taktikë herët- baballarët u japin dhurata vajzave me sytë e përlotur dhe mësuesit e shkollës e falin sjelljen e keqe në presionin e një shpërthimi tepër bindës lotësh. Shumë gra e kanë përsosur varjen e buzëve dhe kullimin e syve deri në atë pikë që mund të jetë shumë e vështirë për të dalluar një reagim të sinqertë.
Kundërsulmi: kur paraqitet një femër që qan, jashtë një skenari traumatik, është ide e mirë ta shmangni veten nga situata nëse jeni dyshues për sinqeritetin e saj. Nuk mund të bëni pazar me lot, kështu që shmangini menjëherë.
Mitosje dhe shpërblim
Çdo femër me të cilën jeni i përfshirë do të ketë patjetër një ide të mirë që mbërthen interesin tuaj; kur ajo do diçka e di saktësisht si t’ju joshë. Mund të vijë te ju me premtimin e biletave për atë koncertin që ju keni kohë që e zini në gojë, me një artikull luksi që ia keni vënë syrin ose mund të bëjë pazarllëkun më popullor, atë seksual (mendoni për vëmendje orale ekstra, vegla të prapa ose akte zakonisht të ndaluara).
Ndërsa meshkujt akuzohen sepse premtojnë botën për të çuar një femër në shtrat, femrat janë të njohura se premtojnë gjithë botën vetëm për diçka tjetër.
Kundërsulmi: plani më i mirë për sulm është të ndërroni muhabet dhe të mënjanoni aftësinë e saj për t’ju gënjyer me premtime ose t’ju shpërblejë nëse pajtoheni me kërkesën e saj. Nëse është mitëdhënëse në dhomën e gjumit, përpiquni t’i rrisni përpjekjet për ta çuar drejt shtratit ose reagoni ndaj seksualizmit të saj. Në këtë mënyrë i prisni fuqitë që ajo përdor për të arritur synimet. Bën premtime të mëdha për dhurata që bien shumë në sy? Shkurtoni shpenzimet e atyre darkave ekstravagante dhe i thoni se po kurseni para për të blerë diçka për veten, ajo do të tërhiqet sapo të shohë se po ia paguani në mënyrën tuaj- veçanërisht nëse kurseni në para që zakonisht i shpenzonit për të.
Lajkat
Egoja është me të vërtetë mahnitëse- funksionon e pavarur ndaj mendjes dhe shpeshherë i përgjigjet edhe lajkës më të pasinqertë dhe lëvdatave të përgjithshme.
Një femër që të mbulon me lavde- s’ka rëndësi nëse bëhet fjalë për pamjen tuaj, aftësitë në dhomën e gjumit, punën... Sido që të jetë- pa asnjë dyshim që ajo po nxjerr përfitime nga ju : me humor të mirë dhe ndoshta pak më shumë butësi ose vlerësim se sa zakonisht. Cila është pagesa për të ? Meqenëse po ndiheni i vlerësuar dhe i respektuar, ajo kupton se do të jeni më i gatshëm për t’i shkuar pas valles tekave të saj.
Kundërsulmi : është e vështirë të mos duash t’u besosh lajkave, por kushtojini vëmendje motiveve. Nëse nuk keni marrë asnjë kompliment për javë të tëra dhe pastaj krejt papritur mbuloheni me to pikërisht përpara se ajo të kërkojë diçka, është koha të shpërfillni atë që po thotë dhe gjykoni menjëherë veprimet e saj. Nëse është lajkatare në mënyrë të vazhdueshme dhe po ia kuptoni lojën, përpiquni të bini dakord me të kur ju lavdëron në vend që ta falënderoni ose të veproni si i mbivlerësuar. Ajo do ta qepë menjëherë me lëvdatat e tepërta nëse kupton se ia keni kuptuar lojën.
Rekrutimi i shokëve
Një femër finoke, në çështjen e saj për t’ju manipuluar, do të shkojë drejt e në burim - në të vetmin vend që keni për ide dhe mbështetje: te miqtë tuaj. Në një natë kur keni dalë me miqtë, ajo mund të përfitojë nga momenti kur ndodhet vetëm me ta për të hedhur insinuata rreth asaj që i kalon nëpër mendje, gjërat që pëlqen dhe ide rreth gjërave që mund ta bëjnë të lumtur. Qëllimi këtu sigurisht që është i thjeshtë. Nëse dilni me miqtë për të blerë dhuratat e krishtlindjeve ose diçka për ditëlindjen e saj, ata mund të imitojnë listën e saj të dëshiruar të dhuratave.
Kundërsulmi: mund të ndaleni në nivelin e saj dhe të bëni të njëjtën me miqtë e saj. Në vend që të fokusoheni në idetë për dhuratat, merrni miqtë e saj dhe tregoni anën tuaj të argumenteve. Nëse ata bien dakord me ju në fenomenet përgjithshme që shfaqen në marrëdhënien tuaj, ajo do të çmendet fare. Nëse miqtë e saj dalin në mbrojtjen tuaj në argumente, ajo ka humbur sistemin e saj mbështetës të dënglave. Tregohuni i kujdesshëm këtu, sepse ndonjëherë kjo taktikë manipulimi do ju çojë në probleme, kështu që trajtojeni butë.
Provokimi i xhelozisë
Nëse po përpiqet ta bëjë çështje, një femër nuk zmbrapset në lojën e saj duke përfshirë edhe të tjerë në ndihmë. Nëse është bërë tepër flirtuese në banakun e një bari ose pranon pije nga të panjohurit, duke treguar se të tjerët e shohin të dëshirueshme është për t’ju kujtuar se ju nuk jeni loja e vetme në qytet. Ajo hamendëson se ndiheni në rrezik se po jua vjedhin të dashurën dhe kështu do të përpiqeni më shumë për të qenë i sigurt që ajo do të qëndrojë me ju. Rezultati është një mashkull më shumë falës dhe i pavendosur mjaftueshëm për t’i dhënë asaj çka dëshiron.
Kundërsulmi: nuk ju sugjerojmë t’ia ktheni me të njëjtën monedhë duke e bërë xheloze, sepse ndoshta nuk ia vlen aq dhembje koke. Është më mirë t’i shpërfillni përpjekjet e saj: nëse flirton me dikë përballë jush, thjesht pyeteni më vonë nëse ia kaloi mirë dhe mos bëni skandal duke e qortuar . Nëse ju ka zgjuar xhelozinë, atëherë ka fituar ajo.
Mos u dorëzoni për atë fytyrën e ëmbël të pambrojtur...
Mbyllje në vetvete
Nëse nuk po ia arrin qëllimit, ajo mund të tërhiqet dhe të bëhet më e pagatshme, e zënë, ose më fjalëpakë se zakonisht. Duke u larguar prej jush ajo mendon se po pyesni veten se ku i fluturon mendja ose rreth sjelljes që ka ndaj jush. Nëse ndiheni si i përjashtuar nga jeta e saj, do të filloni të keni frikë se mos largohet. Kështu kupton se do të keni më shumë gjasa t’i nënshtroheni vullnetit të saj në çështjet e kundërshtuara, do të shfaqni angazhimin tuaj vetëm e vetëm për të forcuar marrëdhënien.
Kundërsulmi: i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë është rregulli i ditës- pyeteni nëse ka ende dëshirë të ketë marrëdhënie me ju. Do të jetë e detyruar të pranojë se pagatshmëria e saj ose mungesa e komunikimit është marifet dhe jo shenjë e problemeve aktuale të një çifti.
Kur bën budallaçkën ose të pambrojturën
Femrat e dinë se meshkujve u pëlqen të jenë kalorës me parzmore të shndritshme për të dashurën e zemrës ; është një rol që i lejon mashkullit të ndihet si përkujdesës të aftë, madje edhe heronj. Prandaj, edhe kur është plotësisht e aftë për të kuptuar ose të bëjë diçka për veten, e di që nëse luan budallaçkën ose të pambrojturën do të sinjalizojë kalorësin e saj për t’i ardhur në ndihmë kurdoherë që ka nevojë ose dëshiron diçka. Për më tepër është e vështirë për të inatoseni me të kur ju lë të ndiheni superior dhe ajo e varur prej jush- dy çelësat e taktikës pasive-agresive.
Kundërsulmi: ndërsa ka momente kur ajo mund të ketë nevojë të shëndetshme për ndihmë, nuk duhet bërë normë; ka një diferencë të madhe mes ndihmuesit dhe shërbimit me kohë të plotë. Ndihuni i lirë t’i vini në ndihmë kur ka nevojë, por sigurohuni ta përfshini edhe atë në vend që ta merrni të gjithë punën përsipër. Kështu nuk do të ketë kohë të ulet dhe të përfitojë. Nëse ofendohet lehtë, provoni të bëni shaka me të dhe paaftësinë e saj për të bërë diçka- do ta kuptojë që ju e keni zbuluar lojën dhe do të aktivizojë krenarinë dhe do t’i ndërpresë kërkesat e vazhdueshme dhe të panevojshme për ndihmë.
Kur të vënë në lojë
Askujt nuk i pëlqen të vihet në lojë dhe të luftosh në mënyrë të ndershme duhet të jetë përparësi. Por është e drejta juaj të mbroni veten nëse partnerja nis të vërë në lëvizje disa nga këto manovra. Është në dorën tuaj për të vendosur se me cilën nga marifetet e saj mund të jetoni dhe me të cilat nuk mundeni.
Parandaloni gjërat përpara se të dalin jashtë kontrollit. Qëndroni i fortë - manipulimi mund të funksionojë vetëm tek ata që i shpërfillin shenjat.
IkubInfo