Ylli i “Black Swan” po jepte një intervistë bashkë me Xhastin Timberleik në momentin që producentët i treguan videon. Në video Sergjenti Skot Mur i trupave ushtarake amerikane që po shërbejnë në Afganistan e ftoi atë në ballon e marinsave e cila do të zhvillohet në nëntor të këtij viti. Në video ai prezantohet me emrin Skot, kokën e qethur një pal syze dielli dhe i veshur me të gjitha pajisjet ushtarake. Ai shikoi në video kamerën e një kolegu dhe i është drejtuar drejtpërsëdrejti aktores: “Po përfitoj nga një moment i lirë i ditës sime për të të ftuar në ballon e trupave të marinës e cila do të zhvillohet më 18 nëntor, në Grinvill të Karolinës së Veriut. Mendohu pak për këtë ftesë dhe lidhu sërish me mua”.
Aktorja 25- vjeçare në fillim është befasuar dhe ka kërkuar detaje në lidhje me këtë video, por pikërisht këtu ka ndërhyrë këngëtari Xhastin Timberleik: “E pe këtë? E dëgjove se çfarë të kërkoi? Duhet patjetër të pranosh ftesën për hir të vendit tënd”.
Pasi ëhstë bindur nga fjalët e Timberleik, Mila Kunis pa drejtë kamerave dhe pranoi ftesën e marinsit.