Mario Baloteli Jam i denje per Kombetaren

Mario Baloteli: Jam i denjë për Kombëtaren

Mario Baloteli ka bërë një paraqitje tepër pozitive kundër Sampdorias, teksa sulmuesit të Milanit i ka munguar vetëm goli. "U sakrifikova për ekipin dhe së bashku treguam dëshirën e madhe që kishim për të fituar", tha Baloteli në fund të ndeshjes.Mario_Balotelli_Getty_Images-630x415

Më tej ai shtoi: "Nuk ishte e thjeshtë të dilje me një fitore në shtëpinë e Sampit. Broki dhe Mihajloviç? Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të dy, më kanë ndihmuar shumë dhe do kërkoj gjithmonë t'ia shpërblej në fushë".

Në fund "Super-Mario" tha: "Nuk i kam shuar shpresat për grumbullim. Kam shumë dëshirë të luaj për përfaqësuesen dhe mendoj se jam i denjë për të veshur fanellën e kombëtares italiane", përfundoi Baloteli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama