Mark Frroku Jam ndaluar mbi 10 here nga policia por nuk kam pasur trafikant ne makine

Mark Frroku: Jam ndaluar mbi 10 here nga policia por nuk kam pasur trafikant ne makine

Deputeti Mark Frroku tha sot se mund të jetë ndaluar mbi 10 herë nga prokuroria, por në rastin që i referohet policia nuk ka pasur trafikant droge në makinë.

Në një prononcim për mediat mesditën e sotme përpara Kuvendit ai tha se “Mark Frroku i nënshtrohet çdo ligji të këtij vendi dhe forcave të policisë apo prokurorisë i jam përgjigjur sa herë më kanë thirrur. Nuk kam pasur asnjë të kërkuar në makinën time. Unë nga policia mund të jem ndaluar edhe 10 herë sepse policia ka punën e saj. Por në asnjë moment nuk kam pasur trafikant droge në makinën time. Nëse do kisha trafikantin e drogës, policia do ta arrestonte personin”.

Dy ditë më parë u publikua në media një dokument sekret i policisë, sipas të cilit Mark Frroku refuzoi ti kontrollohej makina nga patrulla në Kamëz, pasi kishte informacion që ai kishte me vete një trafikant droge.

Duke iu përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, Frroku tha se vazhdon të ushtrojë mandatin që ia ka dhënë populli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama