Mark Zcukerberg dhe nje zhgenjim dashurie ja si lindi Facebook-u

Mark Zcukerberg dhe nje zhgenjim dashurie, ja si lindi Facebook-u
Nese Mark Zuckerberg s’do kishte humbur mendjen pas nje vajze, gjysme miliardi njerez nuk do gjendeshin sot duke shkembyer mesazhe ne Facebook. E fundja s’ka shume rendesi shqetesimi per privatesine qe ka detyruar Facebook-un te rishkruaje rregullat: Ne fund te fundit gjithçka nisi me vjedhjen e emrave, mbiemrave dhe fotografive ne tempullin e dijes amerikane, ate universitet mit qe mban emrin Harvard. Vjedhje dhe mashtrime, seks dhe miliarda.

Por, edhe aftesia per t’i thene jo padroneve te universit, nga “Microsoft”, “Viacom” e deri tek “Mtv”. Nje liber qe tregon gjithçka kemi dashur te dime mbi Facebook. Sigurisht, dhe ate qe Facebook deshiron qe ne te dime. David Kirkpatrick ka shkruar nje liber “Efekti Facebook: Historia sekrete e kompanise qe pushton boten”, qe merr shkas dhe adresohet nga Zuckerberg. E prandaj do jete e veshtire te gjendet ne faqet e itj gjithe ajo ligesi qe ish-ortaku i tij Eduardo Saverin nxori ne drite nje vit me pare. Libri hapet me biseda te gjata. Kush do kishte kurajen te rrefente keshtu para se te gjithash? Shkruan pa frena ne ditarin e tij ai qe kishte ardhur nga Dobs Ferri, Nju Jork: “ajo vajze eshte nje putane. Me duhet te bej diçka, ta largoj nga mendja”.

Po, ne rrjetin me te dashur te botes, gjithçka nisi keshtu: Nga nje moment urrejtje per nje dashuri te pakthyer. Nese meshkujt, e mbi te gjitha femrat, mendon Mark, jane ne gjendje te bejne aq keq perse te mos vihen perballe djemte e vajzat? Mjaftonte te viheshin imazhet ne sit dhe te klikohej. Lindi keshtu ideja. Kush ishte me e bukura, po me i bukuri? Por keto lindi dhe problemi i pare: Ku m und te gjendeshin emrat, mbiemrat dhe fotot e studenteve? Ne ato arkivat e vegjel qe çdo konvikt studentesh ruante e qe quheshin “facebooks”, me teserat me foto qe sapo perfundonin ne rrjet e benin lojen me te tmerrshme. “Efekti Facebook” shkruan: Zuckerberg gjeti menyren per te marre kopjet dixhitale nga nente prej 12 konvikteve te studenteve te Harvardit. Buletini studentor i Harvardit e percaktoi ate “guerilas kompjuterik”. Ne pjesen me te madhe te rasteve Mark hyri ne rrjete ne menyre ilegale. Dhunim privatesie?

Por, a nuk eshte suksesi ai qe ka rendesi? Ne pak ore siti ishte vizituar nga qindra studente qe votonin per bukurine e rreth 22 mije fotove. Natyrisht, Mark perfundoi para nje komisioni disiplinor. Por, po te lexosh biografine, asgje s’do e kishte ndaluar kete gjeni te vogel. Kur kishte filluar te luante me “software” para se te ishte ne universitet, “Microsoft” i kishte ofruar nje milione dollare per te blere “Synapse”, krijimin e tij te pare te suksesshem. Mark refuzoi e nuk pranoi as oferten e kompanise gjigande per te punuar per te, por shkoi dhe u regjistrua ne Harvard. Ç’djale kokeforte. Shefi i “Viacom” Michael Wolf rrefen mbi perpjekjet e tij per te marre ne pune Mark-un. “Duhet te kthehesh nga San Francisko ne Nju Jork per Krishtlindje, pse nuk vjen me mua ne avionin tim personal. Une do shkoj atje nje nga keto dite”. Mark pranoi. Dhe Wolf, i cili ato dite nuk e kishte avionin ne dispozicion u detyrua te merrte nje me qera. E gjitha kjo per te bindur Markun te punonte per te.

I cili e degjoi pese ore rresht por s’u dorezua. eolf u kthye ne San Francisko. Keshtu, gjeniu i vogel u be miku i tij. Ate nate ai e çoi ne shtepi: Rremuje gjithandej, nje krevat i hedhur pertoke, libra pafund. “Pse nuk e shet krijimin tend? Do beheshe miliarder.” Dhe ai: “E sheh ku jetoj, nuk me behet aspak vone per parate. E pastaj, nuk mendoj se mund te kem me nje ide aq te mire sa kjo”. Rezistenca ka funksionuar. 500 milione perdoruers ne Facebook dhe Zuckerberg eshte bere miliarder duke ecur me kembet e tij. Qe mund te jene edhe te shkurtra si genjeshtrat mbi privatesine, por ama po e çojne gjithnje e me larg.

Ana tjeter e medaljes

Por ekziston dhe nje histori tjeter. Nje histori e kthyer ne skenar filmi nga Ben Mezrich dhe e rrefyer nga ish-ortaku dhe shoku i Zuckerberg, Eduardo Saverin. Nisi me nje mesazh ne posten elektronike ne dy te mengjesit. Nje student i Harvardit i shkroi skenaristit, Ben Mezrich, i cili ishte akoma duke shijuar fytet e suksesit te  librit “Bringing down the house”, per t’i treguar per mikun e tij, Eduardo Saverin. Nje shok, tha ai, i cili kishte ndihmuar ne themelimin e “Facebook” me Mark Zuckerberg. Por ai ishte dikur qe nuk i ishte degjuar emri ndonjehere. “U intrigova dhe nisem te shoqerohesha me ate dhe mikun e tij, i cili ishte flakur nga ‘Facebook-u’. Me pelqeu shume drama dhe shpejtesia me te cilen u kishte ndodhur dy miqve te ngushte qe tashme s’ishin me te tille”, thote Mezrich.

Nese motivi i mesazhit ishte drejtesia per miku ne tij Saverin – shansi per t’i treguar botes se si ishte mashtruar dhe si i ishte marre pjesa e tij e kompanise nga dikush qe  konsideronte shok – sigurisht qe ka ndodhur shume me shpejt se ai mund ta imagjinonte. Nje film i quajtur “The social network (Rrjeti social)” ka filluar filmimet ne konviktin e universitetit Harvard, vetem disa muaj pas publikimit te librit te Mezrich “Miliarderet e rastesishem: Seks, para, tradhti dhe themelimi i Facebook”.  Ne fillim te ketij viti u njoftua se Aaron Sorkin, krijuesi i “West Wing”, do shkruante skenarin. Me vone, ne qershor u njoftua se David Fincher – regjisori i filmit “The curious case of Benjamin Button” – do e drejtonte. Ne shtator u konfirmua se aktori amerikan, Jesse Eisenberg do interpretoje rolin e Mark Zuckerberg se bashku me aktorin britanik Andrew Garfield si Saverin dhe Justin Timberlake si Sean Parker, djali i “Silicon Valley” qe kishte krijuar “Napster” dhe qe ndihmoi ne çarjen mes dy ish-miqve.

 Kevin Spacey eshte producent. Per te pershpejtuar produksionin e filmit, libri dhe skenari u shkruan ne te njejten kohe. “Aaron Sorkin po adaptonte librin teksa une e shkruaja. Ne ishim ne nje dhome hoteli ne Boston dhe ai shikonte shenimet dhe kapitujt e librit. Aaron Sorkin eshte nje perendi i te shkruarit”, thote Mezrich. Mjafton te futesh ne Facebook, te shkruan Aaron Sorkin dhe shfaqen grupet e shumta ne nder te Aaron Sorkin. Por grupi qe ka me shume fansa eshte krijuar nga vete personi, “Aaron Sorkin & The Facebook movie”. “Miresevini , une jam Aaron Sorkin.

Kam rene dakord te shkruaj nje film mbi krijimin e Facebook. Mendova se hapi i mire per t’u pergatitur per kete eshte te zbuloj se çfare eshte Facebook, ndaj krijova kete faqe”, thuhet aty. Krijimi i ketij grupi krijoi lajm, askush nuk e dinte ne ate kohe qe po behej nje film per Facebook-un dhe u desh qe producentet ta konfirmojne kete. Deri me sot jane krijuar me shume se 150 faqe historite e publikut mbi Facebook-un, edhe pse vete disa ia kane dale mbane te futen ne skenarin final, i cili eshte me i fokusuar ne krijimin e tij sesa ne te si nje mjet per perdorim te pergjithshem. eshte e ndershme te thuhet se skena, ku Saverin shahet nga e dashura  e tij per statusin ne Facebook qe eshte “single (beqar) eshte nje prej tyre. As libri dhe as skenari nuk e nxjerr mire Zuckerberg. Ne te dy ai eshte nje lloj i paafti per te qene njeri social ne Harvard, i cili nuk mund te lidhe nje fjali bashke.

 “Facebook ishte nje shtrirje e dashurise se vetme te botes se Markut – kompjuterit”, thote Mezrich ne liber. Ai duket se pranonte detyra programimi nga dy studente popullore dhe te privilegjuar ne Harvard per nje projekt shume te ngjashem me Facebook, duke mos bere asgje per to per te krijuar me pas Facebook. Ne te gjitha rastet, arsyeja e krijimit te Facebook-ut ishte per te gjetur femra: nje menyre per Markun qe te tejkalonte “klubet finale” te elites se Harvardit, te cilave s’u afroheshe dot. Edhe ne liber edhe ne skenar, ai i ben te gjitha me mikun e tij te vertete  Eduardo, perpara se ta tradhtonte.

Por skenari i Sorkin shkon pertej kesaj. Ne faqen e pare shenimet e tij e pershkruan Zuckerberg-un si nje “19-vjeçar i embel, tek i cili mungesa e karakteristikave fizike maskon nje zemerim shume te komplikuar dhe te rrezikshem”. Ai hapet me nje skene, ne te cilen Zuckerberg po flet me te dashuren e tij. Por ajo e le shume shpejt duke i thene: “Ti do behesh i suksesshem dhe i pasur. Por do e kalosh gjithe jeten duke menduar se vajzat nuk te pelqejne sepse je nje tip qe merr vesh vetem nga kompjuterat.

Por dua te dish qe kjo nuk eshte e vertete. Ato nuk do te te pelqejne sepse je nje hajvan”. Por si ndjehet Sorkin mbi dramatizimin e ngjarjeve qe kane ndodhur jo shume kohe me pare, duke ditur se ato kane nje impakt real ne jeten e njerezve qe ai portretizon? “Kjo eshte nje pyetje e veshtire”, thote Sorkin. “Une nuk jam gazetar. Pergjegjesia ime s’eshte te them te verteten. Arti nuk eshte per ate qe ka ndodhur. Nga ana tjeter une ndjej pergjegjesine per te mos shkaterruar jeten e njerezve thjesht per hir te suksesit. eshte thjesht çeshtje gjykimi”.

Paqja mes Saverin dhe Zuckerberg

Pas disa vitesh marredhenies te ngrira dhe problemeve per para mes bashkethemeluesve te Facebook, Mark Zuckerberg vendosi ne janar t’i njihte meritat mikut tij te Facebook-ut? Pse tani? Mbase kjo per shkak te librit qe do rrefeje gjithçka mbi krijimin e rrjetit social dhe menyres sesi Zuckerberg e nxori ate jashte loje. Te dhenat mbi menyren sesi ka perfunduar zenka mes te dyve gjenden shume kollaj: Saverin esht tashme i regjistruar si themelues i kompanise ne faqen zyrtare te Facebook-ut. Kjo eshte arsye shume e forte qe Zuckerberg te beje paqe me Saverin, duke pasur parasysh librin dhe filmin qe pritet te kene nje sukses me permasa te jashtezakonshme shume shpejt. Kjo, sepse mendohet se nese Saverin ka rene dakord te beje paqe me Zuckerberg atehere ai mund te mos kete deshire te bashkepunoje me Mezrich. Por tashme filmi eshte ne proces pune e siper e pritet e dale shume shpejt.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama