Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg është mes personave më të pasur në botë, me një pasuri që nga revista “Forbes” vlerësohet me 13.5 miliardë dollarë në vitin 2011. Zuckerberg renditet gjithashtu i 52-ti në listën e pasanikëve të botës, por sipas “The Economist”, nëse shoqëria e tij do të vlerësohet me 100 miliardë dollarë nga IPO, ai do të bëjë një hap shumë të madh përpara dhe për moshën e tij do të bëhet personi më i pasur në botë. Zuckerberg kontrollon 28.4 për qind të aksioneve të Facebook dhe me një vlerësim prej 100 miliardë të rrjetit social pasuria e tij do të ngjitet në 28.4 miliardë dollarë.