Marku Fitorja me Flamurtarin rikthen qetesine

Marku: Fitorja me Flamurtarin rikthen qetësinë

Vllaznia është disi nën presion për ta fituar me çdo kusht ndeshjen ndaj Flamurtarit. Kuqeblutë nuk do të heqin dorë nga pretendimi për të marrë tri pikët në këtë takim. antonio markuKjo është deklarata e bërë nga mbrojtësi Antonio Marku, i cili u shpreh se Vllaznia do të jetë e motivuar për të arritur maksimumin në këtë sfidë. "Ndeshja me Flamurtarin është tepër e rëndë- sishme, hyn tek ato përballje që konsiderohen finale duke pasur parasysh gjendjen që jemi për momentin. Ne ishim më mirë, por rezultatet e fundit negative bënë që gjërat të vijnë në këtë situatë, ku Flamurtari është vetëm një pikë larg. Është shumë e rëndësishme për ne që të paktën të mos humbim, por luajmë në fushën tonë dhe kuptohet që objektivi është vetëm fitorja. Përderisa konsiderohet si një finale, natyrisht që tensioni është i pranishëm në ekip. Por ne duhet të jemi sa më të qetë, sepse luajmë në fushën tonë, kemi mbështetjen e publikut dhe kjo është pozitive, që gjithsecili të japë maksimumin e tij. Ana morale e ekipit pas tri humbjeve të fundit, sigurisht që nuk është e duhura. Por, besoj se duke fituar ndaj Flamurtarit do të kthehemi edhe një herë aty ku ishim, shumë të qetë, shumë të kënaqur dhe pozitiv", tha fillimisht Antonio Marku. Gjendja - Sezoni aktual duket se është më i miri për Markun, pasi ka qenë titullar në të gjitha takimet. Ai është i kënaqur me këtë gjë dhe premton të bëjë më të mirën edhe në vazhdim. Pavarësisht se ka një lëndim në kofshën e djathtë, që mësohet se vjen prej përgatitjeve në fush- ën me bar artificial, sërish Marku pritet të jetë nga minuta e parë ndaj Flamurtarit. "Pata një shqetësim të vogël dhe, pasi u konsultova me stafin mjekësor dhe me trajnerin, ramë dakord që më mirë të bëja pushim në këtë seancë, në mënyrë që të mos i acarojmë gjërat, si dhe të bëhem gati për ndeshjen e së hënës. Jam i kënaqur me atë që kam dhënë gjatë këtij sezoni, ku kam qenë vazhdimisht titullar. Kjo më gëzon shumë, sepse askush nuk të falë gjë dhe kjo arrihet me forcat tuaja. Shpresoj të mbaj këtë ritëm edhe në vazhdim dhe, pse jo, të rritem edhe më shumë në të gjithë aspektet", ka deklaruar mbrojtësi shkodran. Admir Uruçi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama