Marredheniet Shqiperi- Mali i Zi te domosdoshme per investitore ne rajon

Marredheniet Shqiperi- Mali i Zi, te domosdoshme per investitore ne rajon

Ministri i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, priti sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, homologun e Malit të Zi, Vladimir Kavariç. Gjatë takimit, Ahmetaj nënvizoi marrëdhëniet e mira ekonomike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe nevojën për rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare, inkurajimin e investimeve dypalëshe  dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e turizmit.

“Përsa i përket marrëdhënieve bilaterale, ne konfirmojmë që marrëdhëniet qoftë në rrafshin politik, qoftë në rrafshin institucional dhe ekonomik, janë shumë të mira. Unë personalisht besoj që të dy vendet janë vende dhe tregje të vogla për të funksionuar të fragmentuar, prandaj domosdoshmëria e ofertave të përbashkëta, qoftë ekonomike, qoftë turistike, janë domosdoshmëri për të tërhequr investitorë të rëndësishëm në rajon”, tha Ahmetaj.

Edhe homologu malazez deklaroi se "përsa u përket politikave ekonomike, vijmë nga vende të ngjashme, vijmë nga vende që kërkojnë të arrijnë nivele më të larta të rritjes së tregtisë, nga vende që kërkojnë të tërheqin më shumë investime të huaja direkte në industri të ndryshme, dhe në këtë këndvështrim nga vende që kanë të njëjtën qasje për të qenë të hapur dhe të suksesshëm".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama