Megjithese meshkujt ne dukje dukeshin me te forte shpirterisht, te dhenat treguan se marredheniet dashurore ndikonin tek ata me shume sesa tek femrat. Gjendja e tyre emocionale prekej me shume nga cilesia e marredhenieve aktuale, ndryshe nga shume femra qe afektoheshin emocionalisht nga ekzistenca ose jo e ketyre marredhenieve.
Dhe, ndersa vajzat priren te reagojne ne shqetesime emocionale permes depresionit, meshkujt zakonisht i shprehin shqetesime duke pire alkool ose duke marre droge. Per meshkujt, nje marredhenie romantike eshte zakonisht burimi kryesor i afersise, ndersa tek femrat ka te ngjare te kene marredhenie te ngushta me familjen dhe miqte. Shkencetaret besojne se studime te tjera nevojiten mbi kete çeshtje ne menyre qe te kuptohet me mire shendeti mendor i te rinjve dhe te rejave gjate procesit te marredhenieve romantike.