Mars zbulohet zona me shenja jete

Mars, zbulohet zona me shenja jete

Vendi i zbuluar quhet “Gropa e Nilit” dhe eshte i pasur me perberes karbonike e minarale te tjere qe gjenden edhe ne uje. Perberes te ngjashem jane vene re edhe ne zona te tjera por ne sasi me te vogla. “Gropa e Nilit” eshte nje zone me diameter 1500 kilometra.

Gjate viteve te para te jetes se tij, Marsi kishte nje atmosfere te perbere nga karboni anhidrik qe e bente ambientin marsian te ngjashem me ate te Tokes ne fillimet e evolucionit. Per kete, shkencetaret mendojne se ne planetin e kuq jane zhvilluar jete ne formen e njeqelizoreve.

“Edhe pse nuk kemi gjetur elemente karbonike qe te kene lidhje me atmosferen antike, kemi marre proveza nga e gjithe siperfaqja marsiane qe kishte gjurme te shirave te rene rreth 3.5 miliarde vjet me pare. Kemi zbuluar te pakten nje zone qe mund te kete qene me shume mikepritese e jetes se shume te tjera ne planet”, shprehet Bethany Ehlmann nga Universiteti Providence.



Top-Channel

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama