Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!

Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!
Por, natyrisht që personi i duhur, apo shpirti binjak, nuk është edhe shumë lehtë të gjendet. Madje, të rinjtë tanë thonë se për t’u lidhur me të dashurën, ata së paku duhet të jenë të përafërt, t’i kenë tiparet e njëjta, ndërsa edhe bukuria dhe mençuria luan rol të rëndësishëm. Por, jo të gjitha çiftet i vlerësojnë të njëjtat tipare të personit adekuat për të qenë pjesë e jetës së tij. Për disa më e rëndësishme është bukuria, kurse për disa të tjerë mençuria, pasuria, shkollimi.

Mençuria, morali, bukuria…

“Për mua me rëndësi është që e dashura ime të jetë e mençur dhe e shkolluar, ndërsa bukuria ka pak rëndësi tek unë. Po ashtu, virtyt tjetër i rëndësishëm është që të përshtatem edhe në ide dhe të dashurën time ta kem edhe shoqe, të kuptohemi për shumë gjëra të gjejmë gjuhë të përbashkët. Disa mendojn  se më e rëndësi është bukuria se sa mençuria apo shkollimi. “ Unë konsideroj se më me rëndësi është që një femër të jetë e bukur se sa e shkolluar. Nuk ia vlen që të kesh të dashurën jo të bukur dhe që nuk është elegante. Unë e çmoj shumë bukurinë”, ka thënë ai.

Jeta është bërë interes

Mirëpo, ka edhe të rinj të tillë, të cilët me një vajzë dëshirojnë të jenë në lidhje vetëm për interes, pra nëse është e pasur dhe e bukur, ndërsa mençuria dhe sinqeriteti nuk kanë fare rëndësi. “ Në vitet e fundit, Jeta është bërë interes, andaj për mua ka rëndësi që e dashura ime të jetë e pasur dhe e bukur, kurse jo edhe të jetë e mençur. Disa të tjere e kanë kurorëzuar me martesë gashurin e tyre, thonë se për ta me e rëndësishmja ka qenë që të gjejnë gjuhë të përbashkët, të jenë jo vetëm bashkëshortë, por edhe miq. “ Për mua nuk ka pasur rëndësi që burri im të jetë patjetër i bukur. Sjellja e tij, mençuria, sinqeriteti, e mbi të gjitha dashuria, më kanë lënë shumë përshtypje. Këto veti të tij kanë qenë rezultat i asaj që dashuria jonë të kurorëzohet me martesë”, është shprehur nje vajze.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama