Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi
Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
T’tane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr
Treqind vete prihere m’u nxeh…
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe
Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-N’vater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale…
Qysh Halilin s’e martove?…
Jane martue krejt mosha e tij…
Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale
A t’u dhimbsen paret per me i dhane?
A t’u dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!…
Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet?
Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para n’u martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane
bash si motra qe po m’duken
dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
po s’e mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis
E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)
Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-
Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!
E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma s’ka zgjate
A shkri bora e ka ra n’lume
Por tri jave e ma s’ka zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det
Cpo kendojne bilbilat n’mal
c’po lodrojne femija n’fushe
-Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi! –
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane…
Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine:
-T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali
Dy here djalin kurkush s’e ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net…
-C’ka ka hana qe s’po del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune s’keni
Hana sonte ka ndodhe zane
Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…-
Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te cadra e kuqe…
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume…
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)
Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite…
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali s’ka durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!…
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote
Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
Krejt si cike djali po ngjan…
N’breg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte
Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit…
Me Halilin brenda kane hy…
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!…
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue…
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat t’i kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -
Krali shpejt qenka shtrengue
t’dy prej krahu krajli i ka kape…
n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
-C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata m’i ka dhane
ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!…
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! –
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
N’nestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
T’madhe burri paska nise me qeshe:
-A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?…
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-S’kam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! –
Kane ba ashtat trimat me ushtue
Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E t’jane kape te Kotorret e Reja…
Neper rane t’detit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba…
Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre –
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh
Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
Kuvend burrash djali paka shtrue…
-S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes
-Fjalen e mbrame ne pac me e fole
se ty jeta m’at hu t’u ka sose!…
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:
Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe
Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot t’lig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak
Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
Sa thelle trimi me paska hy!…
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje
Sa fort Muji m’asht terbue!
Aspak dhimbe trimi s’po ka
As per kulla qe rrenohen
As per t’vdekun qe shkrumbohen!…
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue