“Te ata që janë single, rreziku që mund të mos ia hedhin rritet gati dyfish. Kjo është diferencë dramatike përsa u përket pacientëve që nuk janë në një lidhje dhe duhet të përballen me fazën pas operacionit. Ne vumë re se martesa e rrit mundësinë e mbijetesës pas operacioneve të vështira, si në pacientët meshkuj, edhe në ato femra”, thotë doktoresha Ellen Idler, autore e studimit.
Efekti pozitiv i martesës është vënë re jo vetëm në fazën e parë pas operacionit, e cila është edhe periudha më kritike, por edhe 5 vjet pas tij. Studimi është bazuar në testimin e 500 pacientëve që i janë nënshtruar bypass-it koronar të programuar apo rast urgjence. Pacientët janë anketuar para operacioni dhe të dhënat janë krahasuar me indeksin e vdekjeve në vend (National Death Index).
“Pacientët e martuar kanë një vizion më pozitiv për operacionin në krahasim me beqarët. Shumica dërrmuese e të martuarve iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse inshin në gjendje ta përballonin dhimbjen dhe shqetësimet pas operacionit”, thotë Idler. Specialistët konkludojnë se martesa është një ilaç mjaft i fuqishëm, tek i cili mund të mbështetesh për të përballuar situatat kritike.