Martesa me 6 qershor ne Verona me juristen italiane
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Nje dekade qe jeton ne Itali dhe miliona fansa te lojes se tij si futbollist. Erion Bogdani tashme njihet nga te gjithe, eshte i adhuruar, i veshguar ndaj i duhet te beje nje jete disi me te mbyllur, e te jete me i rezervuar. Si nje futbollist me fame ka menduar te organizoje nje ceremoni martese qe ndoshta nuk ishte pritur nga adhuruesit e futbollistit, por qe Erion Bogdani ka vendosur ta organizoje pikerisht te dielen tjeter. Futbollisti shqiptar qe jeton ne Itali ka vendosur te organizoje dasmen ne nje restorant te veçante ne Verona te Italise me 6 qershor. Do te jete nje feste krejtesisht private e sulmuesit shqiptar te Kievos me te ftuar te zgjedhur. Futbollisti, i cili beri 33 vjeç me 14 prill i jep keshtu fund beqarise. Ai do te celebroje ne prani te familjareve, kolegeve dhe miqve te tij me te ngushte lidhjen pesevjeçare me juristen italiane, Rossella. Ajo eshte 29 vjeç dhe per here te pare vizitoi Tiranen ne veren e vitit 2008, duke kaluar disa dite ne fshehtesi te plote me Erionin ne Durres, ne shtepine e pushimit qe Bogdani ka ne qytetin bregdetar. Hera e saj e dyte qe vizitoi Tiranen ishte vetem pak jave me pare, ndersa nuk dihet nese vendimi per martese eshte marre me ardhjen e saj te fundit ne shtepine e prinderve te Erionit, apo ka qene nje vendim i menjehershem.
Lidhja 5 vjeçare me juristen italiane
Edhe pse ka qene i rezervuar per jeten e tij private gjithmone e ka shprehur hapur lidhjen me Rossella Ariodante, juristen 29 vjeçare nga Salerno. Lidhja e tyre nisi pese vite me pare, dhe pavaresisht komenteve ne media per natyren prej “aventurieri” te Erionit, lidhja nuk pesoi asnjehere krisje. Plani i tij per martese do te plotesoje dhe nje kerkese dhe domosdoshmeri te te dyve per te nisur nje jete familjare, edhe pse profesioni i Erionit gjithmone me udhetime dhe ndeshje nuk do t’ua ofroje shume kete mundesi. Gjithsesi Rossella eshte mesuar me kete lloj jete pasi kur ka kohe ajo e shoqeron Bogdanin ne ndeshjet e tij. Ajo eshte nje vajze e terhequr dhe e pa ekspozuar ne faqet e medias, nderkohe qe nga vete Erioni eshte komentuar si natyre e thjeshte dhe e qeshur. Me martese Erioni do i jape fund statusit “beqar luksoz i futbollit” siç e kane etiketuar mediat, per te nisur nje jete ndryshe, qe mesa duket do te jete njesoj e mbyllur si me pare.
Erion Bogdani, jeta e tij ne Itali
Pyetjeve te gazetareve te interesuar se nese Erion Bogdani do te kthehej nje dite te jetonte pergjithmone ne Tirane, i eshte pergjigjur me diplomaci; “Jo, nuk besoj se kthehem”. Ne Itali i jane bere shume vite dhe me ate vend ka lidhur shume gjera. Por ai ka pohuar se kontributi i tij do te ishte te jepte ndihmem e ne perzgjedhjen e lojtareve. I lindur ne Tirane, me 14 prill te vitit 1977, Bogdani ka luajtur ne Shqiperi me Partizanin, ne Turqi me Gençlerbirlixhi, ne Kroaci me NK Zagreb, dhe ne Itali me Rexhinen, Salernitanen, Veronen, Sienen, Livornon dhe Kievon. Erjon Bogdani ka luajtur 299 ndeshje gjate dhjete viteve te tij ne Itali.
Jeta si VIP ne Itali
Po si e kalon Erioni kohen jashte fushes se lojes?! Ne fakt i pelqen shume te qendroje ne shtepi, te ndjeke filma artistike dhe dokumentare si dhe te argetohet ne jeten e nates. Keshtu ne mediat italiane disa muaj me pare u tha se Erion Bogdani eshte duke e shijuar plotesisht jeten e tij ne Itali. Sulmuesi shqiptar i Kievos, i njohur per sharmin e tij ishte fotografuar duke kaluar nje mbremje te veçante ne nje prej diskotekave me te njohura te Milanos, “Hollivud”, ne shoqerine e disa prej personazheve me te njohur te futbollit dhe modes. Sipas Mediagol.it, ne diskoteke ishin edhe sulmuesi i Kaljarit, Alesandro Matri, ish-sulmuesi i Interit, Bobo Vieri, fotomodelja Aida Jespica, drejtuesja Elenoire Kazalenjo, velina e emisionit “Striscia la notizia”, Federika, dhe ish-konkurrente te “Grande Fratello”.
Nga : Gazeta Panorama