Mesfushori i njohur i kombëtares gjermane Bastian Shvajnshtaiger dhe tenistja serbe Ana Ivanoviç kanë zgjedhur Italinë për t'u martuar.
Ceremonia e martesës u zhvillua në Venecia.
Të rrethuar nga të afërm dhe miq të ngushtë çifti pas ceremonisë mori një varkë dhe kaluan "Kanalin e Madh", për të qëndruar në hotel "Aman", vend i njohur edhe për martesën e dy viteve më parë mes Klunit dhe Alamudin.