Psikologet kane arritur ne perfundimin se femrat e perfshira ne martese me konflikte jane me te ekspozuara ndaj prekjes nga semundjet e zemres, goditjet ne tru, apo diabeti. Detajet e studimit u bazuan ne te dhenat e grumbulluara nga 276 cifte te martuara per nje periudhe 20-vjecare. Ata shprehen ne nje pyetsor aspektet pozitive dhe negative te jetes martesore. Studimi tregoi gjithashtu se ne martesat e keqija femra eshte ajo qe kalon ne depresion.
Meshkujt, edhe pse mund te kene shenja depresioni, nuk kane shfaqur shenja te demtimit psikologjik te shendetit te tyre. Kerkuesja Nancy Henry nga Universiteti i Utah, tha se dyshohej se aspektet negative te nje martese te keqe, si debatet dhe merzitja, mund te transformoheshin ne probleme fizike dhe mendore per te dyja sekset, por ne fakt kjo ishte e vertete vetem tek grate.